16.7 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeLloga : Arbën Xhaferi na bëri bashkë sa ishte gjallë, ai po...

Lloga : Arbën Xhaferi na bëri bashkë sa ishte gjallë, ai po na mban të bashkuar edhe sot

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga me ftesë nga kryetari i komunës Gjilanit Alban Hyseini,ka vizituar  Akademinë Verore ” Arbën Xhaferi” – Gjilan 2023,ku edhe ka ligjeruar para të rinjëve të cilët po i ndjekin punimet e akademisë, shkruan Top24.

Lloga : Gjatë vizitës në Akademinë Verore “ARBËN XHAFERI” – Gjilan 2023, ku isha i ftuar për një ligjeratë para të rinjve të cilët po i ndjekin punimet e akademisë, u prita nga bashkëorganizatori i kësaj ngjarjeje, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Pasi u falënderova për mikpritjen, potencova kënaqësinë time që figura e Arbën Xhaferit, vazhdon të na mbajë bashkë, ashtu siç ai na bashkoi sa ishte gjallë.

“Jam shumë i gëzuar që jam në Gjilan sot. Arbën Xhaferi i bëri për së gjalli shqiptarët bashkë, kështu që edhe sot kur ai nuk është në mesin tonë, po na bën përsëri bashkë. Faleminderit për kontributin që jepni për Shkollën Verore – Arbën Xhaferi. Besoj që është nga ato figurat emblematike të kombit shqiptar, i cili ka lënë pas vetes shumë. Unë kam pas fatin të bashkëpunoj me të si kryetar i forumit rinor, por edhe si bashkëpartiak për vite të tëra.”

Me Kryetarin Hyseni biseduam për shumë tema me interes, sfidat e përbashkëta në fushën e pushtetit lokal, por edhe më gjerë.

“Ne biseduam për gjithë ato sfida me të cilat përballet pushteti lokal në Kosovë, por edhe sfidat që ka pushteti lokal në Maqedoni. Unë ndaj një periudhë kohore të përvojës, si sekretar në Komunën e Strugës dhe tash në cilësinë e ministrit të drejtësisë. Kemi sfida të cilat na bëjnë bashkë në sfidat rajonale, por poashtu edhe ato që ne i kemi brenda shteteve tona.”

Kryetari Hyseni theksoi se ishte një takim përmbajtësor, në të cilin është diskutuar edhe lidhur me bashkëpunimin e Komunës së Gjilanit me disa nga komunat e Maqedonisë së Veriut.

“Ishte një bashkëbisedim përmbajtësor me temat që lidhen edhe me përvojat nga e kaluara e ministrit në pushtetin lokal dhe për sfidat e ndryshimet që pritet të ndodhin në të mirën e shqiptarëve në Meqedoninë e Veriut, sikurse edhe për sfidat që paraqiten në Kosovë. Po bëhen tash e gjashtë muaj që ministri e drejton njërën prej ministrive më të ndjeshme në Republikën e Maqedonisë dhe unë i urova shumë suksese për pozitën e re dhe për punën që po e bën”, u shpreh Hyseni.

Bashkëpunimi mes dy vendeve dhe në të gjitha nivelet institucionale është vlerësuar si tepër i rëndësishëm për përmbushjen e aspiratave të përbashkëta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments