8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLladë ruse, Fiat Balilla e “Bubë” gjermane/Ekspozitë e veturave “oldtimer” në Tetovë

Lladë ruse, Fiat Balilla e “Bubë” gjermane/Ekspozitë e veturave “oldtimer” në Tetovë

Sheshi Iliria në Tetovë u mbush me makina të vjetra. Përveç makinave “Old Timer” nga vendi, këtë ekspozitë, e pasuruan me pjesëmarrjen e tyre makina dhe klube nga Kosova. Edhe pse është hera e parë që një manifestim i tillë organizohet në Tetovë, drejtuesi i klubit të makinave të vjetra, Retroclub Tetova,  shprehet optimist se ky aktivitet do të kthehet në një traditë vjetore.

 “Ideja që lindi që ne këtë manifestim ta mbajmë sot në Qytetin e Tetovës ka të bëj me atë se ne posedojmë vetura retro të vjetra, trashëgimi prej prindërve dhe kemi marrë pjesë në shumë vende në tubime. Nga këtu lindi ideja që si tetovar ta kemi klubin tonë”, tha Ismail Zejneli – organizator.

Makina më e vjetër e ekspozuar sot për herë të parë në Maqedoni, ishte Fiat Balilla, e cila edhe pse ishte e vitit 1932, e njëjta ende ishte në gjendje të lëvizshme. Makina madje është përdorur edhe për incizimin e komedisë së parë të Maqedonisë, Vera e Qetë.

 “Fjala është për Fiat Balilla 508, e prodhuar në vitin 1932. Makina në 1956 ka ardhur në Maqedoni, ndërsa i pari pronar është nga Rieka. Kjo makinë është shfrytëzuar në vitin 1961 për incizimin e filmit Vera e Qetë që është edhe komedia e parë e vendit. Makinën e bleva në 2021 por nuk ishte në gjendje vozitjeje por vetëm si eksponat. Herën e fundit është vozit në vitet e tetëdhjeta dhe nga atëherë sivjet makina është kthyer në gjendje vozitjeje me ndihmën e Zotri Aces nga Kumanova”, theksoi Stefan Gjorçev.  

Nazmniu dhe Naseri nga Siniçani, ekspozuan Ladën Ruse dhe Bubën e famshme gjermane.

“Është Llada e Rusisë viti 1979. Ka dy muaj që e kam blerë. Mjafton vullneti t’i duash makinat e vjetra dhe ia arrin. Kjo më ka tërheq më shumë, e pëlqyem më shumë”, pohoi Naser Ismaili.

 “Është Volësvagen BUBA, viti 1972, 52 vjeçe, 2000 kubik prodhim gjerman. Është e tëra me pjesët e veta vetëm motori është korrigjuar, tjera gjëra s’ka nevojë. Këtë makinë e kam tash e tre vjet dhe besoj do e mbaj”, deklaroi Nazmi Ibishi .

 Manifestimi përfundoi me shumë vizitor por edhe klube nga Kosova, që ekspozuan makinat e tyre. Vitin e ardhshëm, manifestimi do të mbahet gjatë manifestimeve të verës, me rastin e ardhjes së mërgimtarëve. Manifestimi i sotëm është përkrahur nga Komuna e Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments