4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaOpinionLirim Shabani / Opozita, kjo ofenduese e popullit

Lirim Shabani / Opozita, kjo ofenduese e popullit

Lirim Shabani

Portalet e Lëvizjes Besa i paskan dhënë jehonë ofendimit që mbrëmë, Adnan Azizi, themelues i kësaj partie, i bëri popullit nga i cili do të kërkojë votën në zgjedhjet e ardhshme. Ngjashën pati vepruar edhe Arben Taravari, kur ofendoi nëpunësit e administratës. Rezultati u pa në zgjedhje: fitore bindëse e Ali Ahmetit.

Dhe, që kjo të duket më e pështirë, ofendimin e bën një shëtitës partish, i cili mendon se me një fitore në Tetovë, e sheh Stambollin. Adnan Azizi paska haruar se dikur, BDI-ja e humbi Tetovën, por e riktheu dhe i fitoi të gjitha zgjedhjet.

Dhe, që kjo të duket ende më e pështirë, ofendimin e bën një përçarës, i cili partinë e tij e rrëzoi përdhe, duke e ndarë në dysh, e për të mbijetuar, e çoi në prehër të Zoran Zaevit.

Dhe, që kjo të duket shumë më e pështirë, ofendimin e bën një partiak i cili vazhdon të tentojë të tërheqë në partinë e tij “dhen” nga tabori i BDI-së. Adnan Azizi paska harruar që dikur ishte “dele” e BDI-së, humbës i PDSh-së dhe kapitulues i DR-së.

Adnan, në reagimin tënd ka shumë gabime gjuhësore. Ndreqi!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments