15.7 C
Tetovo
E shtunë, 12 Tetor, 2024
BallinaLajmeLirim Dullovi zbulon skandalin: Vlen urdhëron mbylljen e Gazetës Koha

Lirim Dullovi zbulon skandalin: Vlen urdhëron mbylljen e Gazetës Koha

Lirim Dullovi, gazetar veteran dhe botues i gazetës Koha, zbulon mega skandalin me presionin qeveritar me qëllim mbylljen e gazetës Koha.

“Gazeta Koha sivjet i ben 18 vjet jete. Ky projekt qe eshte nisur nga dy gazetare, une dhe kolegu Arben Ratkoceri, deri sot ka arritur ta ruaje identitetin dhe pavaresine e saj ne te kuptuarit e demokracise.

Gjate ketyre viteve jemi perballur me sfida dhe presione te ndryshme qe kane pasur per qellim ngulfatjen e fjales se lire dhe venien nen kontrolle te kesaj medie. Ne dhe koleget tane e dijme si i kemi tejkaluar keto presione, por me rendesi eshte se sot jemi ketu ku jemi. Ne vazhdojme te kultivojme mendimin tone te lire qe ndryshon nga politika e partive shqiptare, qofte te pozites por edhe te opozites. Jorastesisht ne te kaluaren eksponente te opozites se dikurshme ishin te lire qe t’i shprehin mendimet e tyre si kolumniste ne gazeten Koha. Per vite ketu kane shkruar Arben Taravari, Zeqirija Ibrahimi, Bilal Kasami dhe shume te tjere, qe sot jane pjese e koalicionit VLEN qe eshte pjese e pushtetit. Eksponente te tyre ne pushtet mesojme se u kane dhene urdher te mvarurve te tyre qe me cdo kusht te “zbulojne” ndonje parregullsi me qellim mbylljen e gazetes Koha.

Disa nga keta njerez na kane informuar se gjenden nen presion te vazhdueshem nga shefat e tyre te VLEN-it per te fabrikuar fundja ndonje rast kunder nesh.

Dhe gjithe kjo, vetem per shkak te kritikave tona te 100 diteve te para te ketij koalicioni qeveritar.

Paralelisht me kete, disa lidere te VLEN-it kane angazhuar edhe bandite qe ne forme publike dhe private i kane derguar porosi kercenuese gazetes Koha.

I perkujtojme keta eksponente te kesaj fushate te ndyre se nuk e kemi ndermend te gjunjezohemi. Ne e dijme forcen e pushtetit qe jane duke tentuar ta keqperdorin kunder nesh, por duhet ta dijne edhe ata se cdo tentative e tyre ne kete drejtim do ta kete pergjigjen e duhur nga ne.

Kuptohet ne fillim do te shfrytezojme te gjitha format institucionale per tu ballafaquar me kete presion kunder gazetes Koha por, i perkujtojme keta frikacake se luftes se tyre te ndyre do t’i pergjigjemi, nese e do nevoja edhe me ligjin e kanunit.

Neve nuk na intereson shume dorasi qe mund te na demtoje qofte neve personalisht, qofte ndonje kolege apo edhe ndonje anetar te familjeve tona.

Pergjigja jone do te jete ndaj urdhedhenesve politik te cilet vec me i kemi identifikuar.

Sot ndoshta keta qyqare ndihen te fuqishem sepse kane pushtetin dhe bandat kriminale me vete, por duhet ta kuptojne se ne nuk ua kemi friken, dhe te jene te sigurte se hakmarrja jone do t’i arrije ne njeren apo formen tjeter.

Stafi i gazetes Koha per keto perpjekje te pista te pushtetit kunder nesh i ka informuar me kohe edhe perfaqesuesit e faktorit nderkombetar ne vend, ndersa diteve ne vijim per keto veprime konkrete te pushtetit do te njoftohen edhe shoqatat e gazetareve dhe mediave ne vend dhe jashte.” shkruan Dullovi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments