BallinaLajmeBota“Liria e lundrimit, e panegociueshme”/ Kufizimet e vendosura nga Teherani mbi transportin...

“Liria e lundrimit, e panegociueshme”/ Kufizimet e vendosura nga Teherani mbi transportin detar në Hormuz, Kaja Kallas: BE-ja do të zgjerojë sanksionet ndaj Iranit

Ministrat e Jashtëm të vendeve evropiane kanë rënë dakord të zgjerojnë sanksionet ndaj Iranit, si përgjigje ndaj kufizimeve të vendosura nga Teherani mbi transportin detar në Ngushticën e Hormuzit.“BE-ja tashmë ka vendosur sanksione të gjera ndaj Iranit, por sot arritëm edhe marrëveshjen politike për të zgjeruar regjimin tonë të sanksioneve për të synuar edhe ata që janë përgjegjës për shkeljet e lirisë së lundrimit”, tha shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Gjatë takimit në Luksemburg, ministrat theksuan se liria e lundrimit është “e panegociueshme”.Kthesat e përditshme në formë U-je, pavarësisht nëse Ngushtica e Hormuzit është e hapur apo e mbyllur, janë të pamatura. Tranziti nëpër ngushticë duhet të mbetet i lirë”, tha një zyrtar i BE-së, sipas CNN. 

Ndërkohë, trafiku në Ngushticën e Hormuzit është kufizuar ndjeshëm që nga fillimi i konfliktit, pasi anijet tregohen të kujdesshme për shkak të armëpushimit të brishtë mes SHBA-së dhe Iranit.

Zyrtarët iranianë deklaruan muajin e kaluar se do të vazhdojnë të aplikojnë tarifa për kalimin e sigurt të disa anijeve cisternë nëpër ngushticë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments