19.4 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeLigji që propozon Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, amniston edhe Fejzi dhe...

Ligji që propozon Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, amniston edhe Fejzi dhe Haki Azirin e rastit Monstra

Haki Aziri dhe Fejzi Aziri, të dy të dënuar për ndihmë në lëndën “Monstra”, një rast e dyshuar si i montuar, mund të amnistohen nëse Ligji për amnisti i përpiluar nga Ministri Krenar Lloga, kalon në Kuvend.

Këtë për TV21 e konfirmoi edhe avokati i të dënuarve Naser Raufi. Amnistimi i tyre mund të bëhet për shkak se vepra që rëndon mbi ta është vetëm për “ndihmë” për rastin në fjalë, ndërsa nga ana tjetër dy të dënuarit tashmë e kanë kryer dy të tretën e dënimit. Haki e Fejzi Aziri janë të dënuar me 9 dhe 15 vjet burg për ndihmë pas vrasjen e 4 djemve dhe një personi tjetër te liqeni i Smilkovës në periferi të Shkupit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments