7.4 C
Tetovo
E martë, 7 Janar, 2025
BallinaLajmeLigji për përfaqësim të drejtë, qeveria punon në versionin final

Ligji për përfaqësim të drejtë, qeveria punon në versionin final

Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ende në duart e ekspertëve të grupit të punës në qeveri. Versioni final pritet të jetë gati, pasi vetë zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti kohë më pare ka deklaruar se korniza ligjore do të hyjë në procedurë parlamentare në janar. Madje ministri i administratës Goran Minçev disa herë është shprehur mbi projekt ligjin.

“Zgjidhja ligjore do të jetë afatgjate dhe e zbatueshme. Përfaqësimi i drejtë është një kategori kushtetuese. Duhet të arrihet një draft-ligj, i cili pas një debati serioz duhet t’i dërgohet Komisionit të Venecias me qëllim që të kemi një zgjidhje përkatëse”, është shprehur Goran Minçev, ministër i administratës.

Punësimet adekuate madje nuk kanë prekur edhe shumë institucione sikurse organet e sigurisë. Zëvendës kryeministri I parë Mexhiti në një prononcim të tij public ka siguruar se edhe këto instanca do të jenë prioritare me projekt ligjin e ri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments