1.4 C
Tetovo
E martë, 24 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeLigji për letërnjoftimet e Maqedonisë, s’përfshihet etnia

Ligji për letërnjoftimet e Maqedonisë, s’përfshihet etnia

Kërkesa e Lëvizjes Besa për grafën etnike në letërnjoftime do të presë ditë më të mira. Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se propozimet për ndryshime në ligjin për letërnjoftimet dhe ligjin për dokumentet e udhëtimit nuk përfshinë grafën e përkatësisë etnike. Për këtë sipas Zaev duhet propozim-ligj i ri.

“Këto ligje që janë dorëzuar në Kuvend nuk i adresohen përkatësisë etnike. Ato propozime përmbajnë emrin kushtetues të shtetit. Ka edhe disa ndryshime për të cilat duhet të sqarohet ministri i Brendshëm’ deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Zaev shtoi se ndryshimet ligjore përmes të cilat përkatësia etnike do të duhej të vendoset në letërnjoftime duhet sjell me konsensus politik.

“Ligji për përkatësinë etnike është zgjidhje e re ligjore dhe besoj se do ta harmonizojmë politikisht. Atë e lejon Kushtetuta jonë. Letërnjoftime është për përdorim të brendshëm edhe pse e përdorimin si dokument udhëtimi në disa vende të Ballkanit Perëndimorë pa pasur nevojë për pasaportë’ pohoi Zoran Zaev, Kryeministër.

Për dallim nga Zaev i cili ishte i prerë se kjo bëhet me ligj të ri, nga lëvizja Besa thirren në amendamentet kushtetuese dhe kjo sipas tyre me automatizëm nënkupton që grafa etnike mund të vendoset përmes propozimeve të dorëzuara në Kuvend. Grafa etnike në letërnjoftime ishte kusht që Lëvizja Besa të mbështeste ndryshimet kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Prespës si dhe parakusht për koalicion parazgjedhor mes LSDM-së dhe Lëvizjes Besa në zgjedhjet e fundit parlamentare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments