1.1 C
Tetovo
E shtunë, 14 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeLigji i Gjuhës,Izet Mexhiti-në RTSH: S’bëhet fjalë për shfuqizim, por për papërputhshmëri(video)

Ligji i Gjuhës,Izet Mexhiti-në RTSH: S’bëhet fjalë për shfuqizim, por për papërputhshmëri(video)

Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka folur për ligjin e gjuhës shqipe, duke theksuar se ky ligj, i miratuar nga qeveria e kaluar, është i paplotë, dhe se ka qenë vetë qeveria e shkuar që e ka çuar këtë ligj për mendim në Komisionin e Venecias.

Në një intervistë për RTSH 24, Mexhiti u shpreh se Komisioni i Venecias ka nënvizuar se dy nga nenet kyçe të ligjit, të cilat lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe në proceset gjyqësore dhe uniformat e policisë dhe ushtrisë, që nuk janë në përputhje me Kushtetutën.

Kjo sipas tij ka sjellë dhe debatin në Gjykatën Kushtetuese lidhur me debatet për gjuhën, ku sqaron se nuk ka të bëjë me Ligjin e Gjuhës, por vetëm me këto dy nene që duhet gjetur një zgjidhje sa më e mirë në përputhje me Kushtetutën.

Sipas tij, ky ligj është miratuar në mënyrë gjysmake dhe nuk ka arritur të garantojë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përkundër faktit që shqiptarët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së vendit.

“Temat që janë hapur janë dështimet që ka lënë qeverisja e kaluar. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë zgjedhur kur ka qenë BDI në qeveri dhe ka ngritur problem për përfaqësimin adekuat të përfaqësimit jo shumicë në Maqedoni. Ne do sjellim ligj të posaçëm për përfaqësim adekuat të shqiptarëve dhe jo mekanizëm. Ligji i Gjuhës është sjellë në mënyrë gjysmake, ky ligj nuk është as i përafërt me ligjin për gjuhën serbe zyrtare në Kosovë që janë vetëm 2-3 % e popullsisë, kurse shqiptarët në Maqedoni janë 24-30 %. Ligji i qeverisë së kaluar është dërguar për mendim te Komisioni i Venecias dhe ka parë që dy nene nuk janë në përputhshmëri me Kushtetutën qe janë përdorimi i gjuhës shqipe në proceset gjyqësore dhe uniformat e policisë dhe ushtrisë. Gjykata Kushtetuese diskuton për këto dy nene jo për Ligjin e Gjuhës, ato mund të sjellin rishqyrtim të këtyre dy neneve. Ne po bëjmë përpjeke që të mos ndikohen nga politika dhe të bëjnë punë e ta shohin përputhshmërinë e ligjit me kushtetutën”, u shpreh Mexhiti.

Numri dy i qeverisë në Maqedoninë e Veriut, Mexhiti u shpreh se në 4 muaj në qeveri janë ndërmarrë një sërë vendimesh që ndikojnë në fuqizimin e faktorit shqiptar në vend.

“Në këto 4 muaj ka pas një ndryshim radikal. Një ndër shtyllat kryesor të marrëveshjes së Ohrit është fuqizimi i shqiptarëve dhe në 20 vitet e kaluara kjo nuk ka qenë e zbatuar dhe në këto 4 muaj ne vendosëm që 1 miliardë euro të jepen për fuqizimin e decentralizmit dhe fuqizimin e shqiptarëve. Në këto 4 muaj ka pasur një vendim të qeverisë për herë të parë për arsimin shqip, 35.5 mln euro për ndërtimin e ri të kampusit universitar “Nënë Tereza” në Shkup. Shqiptarët nuk janë numra që sigurojnë qeverisjen, por jemi hyrë si përfaqësues të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe shqiptarët udhëheqin me kryetarin e parlamenti, ndërsa në qeveri kemi 6 dikastere. Decentralizmi fuqizon shqiptarët. Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë nevojë për PS apo PD, por për shtetin shqiptar dhe po punojmë për një bashkëpunim të ngushtë me qeverinë shqiptare”, u shpreh ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments