10.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaLigj i ri për lirinë e medias në BE, Maqedonia e Veriut...

Ligj i ri për lirinë e medias në BE, Maqedonia e Veriut doemos të përshtatet

Komisioni Evropian sot prezantoi ligjin e ri për lirinë e mediave, qëllimi i të cilit është kufizimi i ndikimit politik dhe mbrojtja e gazetarëve, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Komisioni sot në tavolinë ka vënë një sërë rregullash të reja për mbrojtjen e pluralizmit dhe pavarësinë e mediave, atyre private dhe shtetërore në BE. Edhe pse këto rregulla vlejnë për vendet anëtare të BE-së, nga vendet kandidate pritet t’i integrojnë ato në ligjet dhe praktikat e tyre, paralajmëroi komisarja për transparencë dhe vlera pranë BE-së, Vera Jurova.

Me legjislacionin e ri duhet t’i jepet fund ndikimit politik dhe partiak në media që të mund gazetarët të mund të punojnë lirshëm, ndërsa nën vëzhgim është edhe reklamimi shtetërorë.

Vendet anëtare do të kenë për obligim të respektojnë lirinë e medias dhe mbrojtjen e burimeve, ndërsa pronësia do të duhet të jetë transparente. Sa i përket mediave shtetërore dhe atyre publike, financimi i tyre duhet të jetë në mënyrë adekuate, i qëndrueshëm, i parashikueshëm dhe të sigurojë pavarësinë.

Sa i përket reklamave shtetërore, ligji i ri përcakton detyrime të reja të transparencës dhe mosdiskriminimit. Kërkohet objektivitet në sistemet e matjes së shikueshmërisë që kanë një ndikim të rëndësishëm në të ardhurat nga reklamat.

Ligji do të jetë në tryezë edhe për vendet kandidate dhe vendet që negociojnë, si Maqedonia e Veriut, pasi ky do të jetë një nga kushtet në procesin e inkuadrimit.

“Kemi vënë në dijeni qartë se gjendja me mediat është një element i rëndësishëm për vlerësimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së vendeve kandidate, ajo është në radarin e negociuesve tanë”, tha Vera Jurova duke u përgjigjur në pyetjen e MIA-s.

Ajo shtoi se për përfaqësuesit e vendeve kandidate si Maqedonia e Veriut, ky është një “sinjal i qartë” se BE-ja synon mbrojtje më të fuqishme të mediave dhe se kjo do të jetë temë e diskutimeve gjatë negociatave me BE-në.

Komisari evropian për tregun e brendshëm të BE-së, Tieri Breton shtoi se kur një vend bëhet anëtare e BE-së doemos të harmonizohet plotësisht me rregullat e tregut të brendshëm.

“Vendet kandidate do të duhet të përmbushin të gjitha aspektet e tregut të brendshëm, të respektojnë legjislacionin e BE-së duke shtuar se Komisioni Evropian do të ketë të gjitha mjetet për të siguruar që punët të ecin në drejtimin e duhur”, tha Breton.

Për herë të parë me këtë ligj në BE do të vendosen masa të qarta për mbrojtjen e pavarësisë së mediave dhe parandalimin e ndikimit shtetëror dhe partiak.

“Kjo nuk guxon të jetë mbledhje partiake, financimi i mediave publike nuk guxon të përdoret që të ushtrohet presion”, tha Jurova

Ajo thekson se besimi i qytetarëve tek mediat është në rënie dhe se ky ligj do të ndihmojë të rikthehet e njëjta. Breton, nga ana tjetër, paralajmëroi në trendin shqetësues që tregon se 30 për qind e gazetarëve po e braktisin këtë profesion.

Në emër të efikasitetit Komisioni propozon gjithashtu krijimin e një Këshilli evropian të pavarur për shërbimet mediatike i cili do të përfshijë autoritetet kombëtare mediatike qëllimi i të cilit do të jetë të mbikëqyrë zbatimin e ligjit të BE-së për median.

Ai këshill do të japë poashtu mendime mbi masat kombëtare që prek tregun mediatik.

Shtetet kandidate do të kenë statusin e vëzhguesit në të, tha Breton. Ai siguroi gjithashtu se nuk ekziston rrezik që Komisioni Evropian të marrë kontrollin mbi këtë organ. Së fundmi, komisionarët evropianë theksuan se asnjë gazetar nuk duhet të konsiderohet si “rrezik për sigurinë kombëtare”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments