11.1 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeLëvizja BESA zgjedh kryetarin e degës në Zvicër

Lëvizja BESA zgjedh kryetarin e degës në Zvicër

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në profilin e tij në Fb ka shkruar:

“Në një atmosferë impozante, në mesin e qindra bashkëatdhetarëve, sonte qëndrova në Zürich të Zvicrës për të bashkëbiseduar për shumë çështje.

Nga pothuajse të gjitha trevat shqiptare në vend dhe rajon, së bashku me nënkryetarët Fatmir Limani dhe Blerim Sejdiu si dhe sekretarin organizativ Adnan Azizi nga afër u njoftuam për problemet e tyre të përhershme, si malltretimi që u behet në kufi e deri tek shërbimet administrative.

Përpara tyre u zotova se së shpejti shërbimet komunale do të digjitalizohen të gjitha për të lehtësuar kështu punën e tyre. Njëkohësisht e dhash BESËN se përfaqësimi ynë i drejt në komunë do të jetë shembëlltyrë gjithandej qyteteve tjera shqiptare në RMV për një qeveri të re, shërbëtore të popullit dhe ndihmesë për ta.

Gjithashtu, formalizuam kuvendin e degës së Lëvizjes BESA në Zvicër, ku për kryetar të degës u zgjodh profesori i artit z. Arsim Saliu.

Bashkë do të shihemi edhe herave tjera, me projekte të tjera, pasi bashkëatdhetarët tanë do të jenë pjesë e vendimmarrjes në qeverinë e re”, ka deklaruar Kasami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments