Nga Lëvizja BESA pas rezultateve të PISA-s ka drejtuar akuza ndaj BDI-së se po shkatërron arsimin në vend.
”Shkatërrimi i arsimit nga ministrat e BDI-së po jep rezultate. BDI po arrin me sukses të zbatojë politikat antishqiptare në vendin tonë. Rezultatet e politikave shkatërruese me vite të tëra po japin rezultate të favorshme për BDI-në por shqetësuese dhe të dëmshme për shqiptarët. Këtë më së miri e dëshmojnë rezultatet e dala nga studimet e “PISA” të bëra për vitin 2022, të cilat sot u publikuan nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Evropian”, theksoi Validin Ademi nga Departamenti për Arsim pranë Lëvizjes BESA.
Sipas tij, PISA po konstaton se në Maqedoninë e Veriut për çdo ditë po bie cilësia e arsimit.
“Imagjinoni në të gjitha sferat e arsimit, studimet ndërkombëtare kanë konstatuar se nxënësit dhe studentët në Maqedoninë e Veriut kanë treguar rezultate ndër mesataren e parashikuar nga PISA”, tha Validin Ademi, Departamenti për Arsim nga Lëvizja BESA.