11.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeLëvizja Besa padit Agjencinë për shërbime mediatike, audio dhe audiovizuele

Lëvizja Besa padit Agjencinë për shërbime mediatike, audio dhe audiovizuele

Sekretari Gjeneral i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha, përmes Facebookut ka njoftuar se subjekti i tij politik ka ngritur kallëzim penal kundër Agjencisë për shërbime mediatike, audio dhe audiovizuele për tejkalim të kompetencave dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

“Ashtu si edhe paralajmëruam para disa muajve, sot në emër të Lëvizjes BESA dorëzuam kallzim penal ndaj Agjencionit për shërbime mediale, audio dhe audiovizuele (ASHMAA), për tejkalim të kompetencave dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare duke dashur të dëmtojë Lëvizjen BESA si parti e katërt më e madhe, respektivisht partia e dytë më e madhe opozitare nga zgjedhjet e vitit 2016. Mbetjet nga regjimi i kaluar VMRO-BDI, nuk do lejohen të krijojnë precedente dhe tensionime te panevojshme duke dashur të interpretojnë ligjin sipas dëshirave apo urdhrave të partive që i përfaqësojnë” ka shkruar Hoxha.

Këtë padi Hoxha e kishte paralajmëruar qysh më 6 mars të këtij viti./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments