16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeLëvizja BESA / Në dy javët e ardhshme i ndërpresim takimet e...

Lëvizja BESA / Në dy javët e ardhshme i ndërpresim takimet e drejtpërdrejta me qytetarë në vende publike

Mbrëmë në mesnatë skadoi afati i dorëzimit të listave për deputet. Konform përcaktimeve ligjore nga kodi zgjedhor, Lëvizja BESA së bashku me partnerin e koalicionin LSDM dorëzuan listën të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 12 prillit. Slogani i koalicionit tonë është #MUNDEMI dhe ne jemi të bindur se #MUNDEMI të fitojmë mandatin e plotë dhe të pastër nga qytetarët për të qenë fitues në zgjedhjet e ardhshme. Ky koalicion, më i madhi deri më tani përveç se është koalicion parazgjedhor me siguri është edhe koalicioni i qeverisë së ardhshme në RMV.

Edhe pse jemi në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për ne më e rëndësishme është shëndeti i gjithë qytetarëve të RMV-së. Prandaj, konform masave të rekomanduara nga ana e qeverisë respektivisht ministrisë së shëndetësisë  në dy javët e ardhshme, shtabi qendror zgjedhor dhe gjithë shtabet tjera lokale të Lëvizjes BESA, do të ndalojnë çfarë do lloj aktiviteti publik dhe takime të drejtpërdrejta me qytetarët në vendet publike. Ne, informacionet rreth shtabit, angazhimit politik dhe porosive politike do të mundohemi maksimalisht t’i dërgojmë përmes rrjeteve sociale dhe mediave tjera elektronike.

Për në fund, urojmë që kjo situate të tejkalohet në formën më të lehtë të mundshme dhe ne të vazhdojmë aktivitetet tona politike për të qenë në mesin e qytetarëve dhe për të shpalosur ofertën dhe programin tone politik të koalicionit tone #MUNDEMI.

Ju faleminderit.

Zyra për informim e Lëvizjes Besa

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments