8.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeLËVIZJA BESA: Kryetarët e Komunave nga radhët e BDI-së PA KAPACITET politik...

LËVIZJA BESA: Kryetarët e Komunave nga radhët e BDI-së PA KAPACITET politik (video)

Decentralizimi i pushtetit lokal është një nga mekanizmat kyçe për zhvillimin më të shpejtë të njësive të vetqeverisjes lokale.

Press(24.07.2019)

LIVE/ Press Konferencë nga Elmedin Memishi, zëdhënës i Lëvizjes BESA

Geplaatst door Lëvizja BESA op Woensdag 24 juli 2019

Akti i dorëzimit të kompetencave për sektorin e urbanizmit nga Komuna e Strugës, duke ia deleguar ato Qeverisë, është një goditje që pas 18 viteve i bëhet nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, e cila një nga shtyllat kryesore ka pikërisht decentralizimin e plotë të pushtetit lokal.

Kryetarët e komunave nga rradhët e BDI-së, të cilët nuk kanë kapacitet politik për të udhëhequr, në vend që kompetencat t’ia delegojnë Qeverisë, do ishte më e natyrshme që të japin dorëheqje nga postet e tyre dhe jo të shkelin mbi një arritje e cila në vitin 2001 është arritur me flijim e jetës të shumë dëshmorëve.

Lëvizja BESA, apelon deri te Qeveria që në asnjë mënyrë mos të pranojë marrjen e kompetencave për sekotrin e urbanizmit nga Komuna e Strugës, por përkundrazi të obligojë Komunën e Strugës që t’i kryejë obligimet e veta konform ligjit. Nuk mund të lejojmë që qytetarët të paguajnë çmimin e paaftësisë që kanë kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga BDI-ja.

Përfundimisht, rasti i Komunës së Strugës, dëshmon një të vërtetë të hidhur, funksionarët shtetëror të BDI-së dhe BDI si parti marrin pushtetin me premtime që nuk mund t’i realizojnë dhe pastaj ballafaqohen me situata si kjo në Strugë dhe në vend që të mbajnë përgjegjësi politike për dështimet ata bëjnë veprime të cilat sjellin pasoja afatgjata për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments