11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeLëvizja Besa: Fatmir Sabriu vlerë e pakontestushme dhe kuadër i dëshmuar

Lëvizja Besa: Fatmir Sabriu vlerë e pakontestushme dhe kuadër i dëshmuar

Kush është Fatmir Sabriu, kandidati i Lëvizjes Besa për deputet nga komuna e Bogovinës.

Fatmir Sabriu u lind më 02 Shtator 1992 në Gostivar. Ai buron nga një familje e njohur, fisnike, kombëtare e shumë humane. Ftë tjerët flasin me admirim për familjen Sabriu nga ku i ka rrënjët edhe Fatmiri kandidati i Lëvizjes Besa. Fatmiri Shkollën fillore e kreu në fsh.Pirok pranë Shkollës Fillore “Sami Frashëri” në Pirok, Komuna e Bogovinës. Paralelisht me shkollën fillore ndoqi dhe kreu me sukses shkollën e muzikës pranë shkollës së muzikës “Todor Skallovski – Tetoec” në Tetovë. Arsimin e mesëm e kreu pranë gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejçinoviq”.

Nga viti 2011 filloi studimet në fakulteti Juridik pranë Universitetit të Europës Juglindore të cilat i përfundoi në kohë vitin 2014 me notë mesatare 9.80 dhe fitoi titullin akademik i diplomuar në Drejtësi. Gjatë studimeve me rastin e manifestimit të vitit të ri Islam Hixhri 1435 nga Forumi Rinor Islam i’u nda lëvdatë si student më i mirë i Fakultetit Juridik pranë Universitetit të Europës Juglindore. Gjithashtu, nga ana e Universitetit të Europës Juglindore është shpallur si student më i mirë i gjeneratës së X të Fakultetit Juridik pranë UEJL.

Pas përfundimit të ciklit të parë të studimeve regjistroi studimet MASTER pranë Universitetit të Europës Juglindore. Në dhjetor të vitit 2017 përfundoi provimet e parapara dhe mbrojti punimin e magjistraturës në programin studimor E Drejta Civile me notë mesatare 9.87 dhe fitoi titullin akademik Magjistër i Shkencave Juridike.

Fatmiri nga viti 2014 ushtron profesionin e juristit në zyrë përmbaruesi në Tetovë. Ka qenë pjesëmarrës në konferenca të ndryshme shkencore, seminare dhe takime pune nga lëmia e procedurës përmbaruese. Në Mars të vitit 2019 e kaloi me sukses provimin e jurisprudencës pranë Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Fatmir Sabriu karierën politike e filloi në vitin 2016 ku njëherit është aktivizuar si përfaqësues i Lëvizjes Besa për fshatin Pirok, Komuna e Bogovinës, e mës pas edhe si anëtar i Kryesisë së Degës së Komunës së Bogovinës. Fatmiri në kontinuitet ka qenë në shërbim të qztetarëve gjithnjë aktiv në aksione humane për një jetë më të denjë për qytetarët. Fatmiri tani pret mbështetjen e bashkëvendasve të tij. Ai mundet dhe ka dije për ta bërë atë me dinjitet, krenari dhe përgjegjsi morale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments