9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeLËVIZJA BESA -Bilall Kasami: Mbështetja jonë për presidentin nuk do të jetë...

LËVIZJA BESA -Bilall Kasami: Mbështetja jonë për presidentin nuk do të jetë e pakushtë

 Menjëherë pas takimit mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ky i fundit ka deklaruar se subjekti i tij nuk do të mbështes kandidatin për president pa kurrfarë kushtëzimi, përkundrazi do të mbështesin kandidat i cili do të kontribuoj në relaksimin e marrëdhënieve ndëretnike.

“Ne si Lëvizje BESA e pamë të arsyeshme që të dëgjojmë mendimin e Kryeministrit rreth konceptit të presidentit dhe emrave konkret. Në si Lëvizje BESA, si parti opozitare kemi më shumë opsione të cilat i diskutojmë dhe këto opsione sigurisht do të varen nga emrat të cilët janë serioz në këtë kombinatorikë dhe sigurisht në ditët në vijim ne do të dalim me qëndrimin tonë se cili do të jetë opsioni që do ta përkrah Lëvizja Besa në raundin e parë dhe të dytë”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments