Deklarata e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi është e pa bazë, nxitëse dhe ka për qëllim të defokusojë opinionin nga aferat korruptive dhe pa aftësinë e qeverisë ku BDI bën pjesë. Lëvizja BESA nuk është në koalicion me asnjë parti politike në Qytetin e Shkupit dhe nuk mban përgjegjësi për mos respektimin e gjuhës shqipe që sot po e vëren në shumë institucione që udhëhiqen nga BDI dhe LSDM. Arbër Ademi ka ngatërruar adresën, në vend ti drejtohet Lëvizjes BESA le t’i adresojë shqetësimin e tij deri te drejtori i inspektoratit për përdorimin e gjuhëve të cilin e ka nga radhët e partisë së tij.