Lëvizja BESA sot ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kryesisë Qendrore të partisë. Në këtë mbledhje u rikonfirmua pozicioni politik i kësaj partie pasiqë nga zgjedhjet e fundit lokale janë përmbushur objektivat e vendosura si, Komuna e Tetovës dhe e Zhelinës.
Gjithashtu Lëvizja BESA shpreh shqetsimin e saj se me metodat e përdorura nga BDI si pjesë e pushtetit dhe heshturazi të aprovuara nga LSDM, është cënuar liria e votës dhe demokracia në vend, dhe bëjnë apel pushtetit aktual LSDM-BDI që urgjentisht të ndërpresin presionin me të gjitha format e mundshme që po ushtrojnë ndaj deputetëve të Lëvizjes BESA.
Ky është postimi i plotë nga Lëvizja BESA:
Lëvizja BESA sot mbajti mbledhjen e rradhës të Kryesisë Qendrore të partisë. Në këtë mbledhje të kryesisë u rikonfirmua pozicioni politik i Lëvizjes BESA se nga zgjedhjet e fundit lokale janë përmbushur objektivat e vendosura si janë fitorja në Komunën e Tetovës dhe Komunën e Zhelinës, poashtu me rreth 26.000 votat e fituara në zgjedhjet lokale rikonfirmoi edhe peshën politike të mandateve të deputetëve të fituara në zgjedhjet e vitit 2020.