14.5 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeLetër e hapur për Gjykatën e Tiranës.!Nga ABAS GOXHAJ -E GJEÇ,NGA MOS...

Letër e hapur për Gjykatën e Tiranës.!Nga ABAS GOXHAJ -E GJEÇ,NGA MOS E PANDEÇ..!

Eh, sa mirë ka qarë jetën e tij, populli ynë i shumë e kurdoherë vuar:

Këto kusuretë tona,

S’kanë të sosur akoma,

Lëshojnë lule të njoma..!

ÇAKENJTË DO TË VAZHDOJNË ULURIMAT E TYRE, DERI SA LUANËT TË ZGJOHEN NGA GJUMI..!

Që nga 31 korriku 2023 e deri më sot, që trimi Golëmas DRITAN GOXHAJ, u fut në paraburgim, nga gjykata e Tiranës , lindin vetvetiu disa pyetje, që kërkojnë pergjigje publike nga kjo gjykatë:

1- Kush e dha urdherin për arresimin dhe ekstradimin në Hagë të Dritanit ?

= Me sa është bërë e ditur në shtypin e ditës, kemi mësuar se këtë urdher misterioz e hakmarrës e ka dhënë Kryeprekurori i Gjykatës Speciale për krimet e luftes në Kosovë 1998-2000

2- Po, kur u krijua kjo Gjykatë, nga kush institucion legjitim kosovar , me ç’farë objektivitet, brënda kujt harku kohor do të funksiononte dhe sa vjet ishte mandati kushtetues i saj?

= Në bazë të faqes zyrtare të Kuvendit të Kosovës, kjo Gjykatë u krijua dhe filloi punën ligjerisht në gusht 2015., me kërkesën e Kshillit të Evropës, të nxitur nga Serbua dhe Rusia, në bazë të raportit të Dik Martit.

MANDATI I SAJ ISHTE 5 VJEÇAR.

Pra, mandati kësaj gjykate i ka mbaruar që në gusht 2020, kështu që ajo është jashtë funksionit legjitim.

Me ç’farë të drejt kushtetuese, me ç’të drejtë juridike, kur nuk ke kompetencë, lëshon urdher arreste për një qytetar shqiptar?!

Po Gjykata e Tiranës, mbi ç’bazë juridike, nderkombetare, morale e njerëzore, e pranoi kërkesën nga kjo gjykatë dhe leshoi urdhe arresti për Dritanin , kur e di fort mirë se ajo Gjykatë është jasht afatit kushtetues të vendosur e të percaktuar nga Parlamenti i Kosovës?

Është njelloj, sikur ndonjë ish prokuror i Norenbergut, (Gjykata nderkombetare për krimet e fashizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore)të lëshojë urdhe arresti për krimet gojore që mund të ketë bërë ndonjë falangë e Hitlerit, kunder Frontit Antifashist . Ndonjë gjykatë në Evropë ,e supozojmë për kriminelin më të madh të asaj periudhe, këtë urdher do t’a zbatonin vallë?!

Po nëqoftëse, ish kryeprekurori i monizmit Arianit Çela, të lëshonte një urdher arest për Sali Berishën që shan e neprkëmb atë periudhë moniste, a do t’a zbatonte Gjykata e Tiranës dhe policia e Tiranës?!

Po urdherin e z. Zef Brozi, si ish kryetar i gjykatës së Kastacionit,për arrestimin e z. Rama, se nuk lë gjë pa thënë me fjalë për drejtuesit e Partisë Demokratike, a do t’a zbatonte Gjykata e Tiranës?!

Më konkretisht: Urdheri i një drejtuesi të një institucioni shtetëror apo juridik, të cilit i ka mbaruar afati kushtetues, a duhet zbatuar nga gjykatat tona?!

Ju zoterinj gjyqtarë të gjykatës së Tiranës, pse u treguat kaq të gatshëm e të zellshëm për zbatimin e urdherit të kësaj gjykate, që i ka mbaruar afati kushtetues?!

Kjo n’a jep të drejtën që të mendojmë se, ju bëni ÇDREJTËSI e jo drejtësi.

3- Po cili është objekti i Gjykatës speciale, a e dini zoterinj të gjykatës së Tiranës?

= Po nuk doni që t’a dini, ju a themi ne publikisht, t’a mësojë kush nuk e di:

Statusi dhe objekti i kësaj gjykate është : Të hetojë e të gjykojë KRIMET E LUFTËS NË KOSOVË 1998-2000.

Tani, zoterinj , të gjykatës së Tiranës, a mund të na thoni se , intervistat dhe komentet e opinionet e dhëna nga z. Dritan, në vitet 2000-2023, a mund të quhen krime të periudhës së Luftës në Kosovë?!

4- Urdherin për arrestimin e Dritanit e dha Gjykata speciale e Kosovës, e cila nuk është pjestare në INTERPOL. Atëhere, pse ju zotërinj e pranuat këtë kërkesë, kur nuk keni detyrim nderkombetar për t’a zbatuar?!

Është e thjeshtë për të kuptuar: Se ju, jeni në sherbim të atyre DORASVE dhe KALLAUZËVE, që i kanë vënë zjarrin Kombin tonë, duke n’a hedhur e vrarë njeri-tjetrin, siç shkruan aq me kurajo nga qelija e burgut heroi Dritan..!

5—Pse u arrestua Dritan Goxhaj, me një batalion policësh, ku ju kontrolluan edhe kantjeret e lodrat e djalit në shtepi?!

Pergjigja e kësaj gjykate shqiptare, deri tani:

= Sepse shprehu mendimet për Gjykatën e Posaçme të Kosovës, me seli në Hagë dhe për deshmitarët e rremë e të stisur e të paguar, kunder kuadrove dhe misjonit çlirimtar të U.Ç.K-së, në intervista e studio televizive, si qytetar i lirë, si ish luftetar vullnetar dhe kuadër në radhët e U.Ç.K –së 1998- 2000.

I pyesim, zoterinjtë gjyqtarë: Rep. E Shqiperisë, ka firmosur kartën e Konpehagës dhe të Helinskit. Mos vallë në këto karta shkruhet ndalimi i fjalës së lirë dhe mendimit personal?! Apo Ju zotërinj, nuk i lexoni mirë, ose i shtrembëroni, për interes të të tretëve?!

Si e justifikoni këtë padrejtësi, që ju bëni këtyre kartave nderkombetare dhe padrejtësisë që po i bëni trimit Dritan?!

A e dini ju, zotërinj, se “ Shkalla më e lartë e padrejtësisë ëshë ajo, kur mbulohet nga drejtësia”, siç thekson Plutoni.!

Po fjala, nuk rri dot mbyllur në këllëf, more zoterinj..!

Pse nuk vlerësoni, çmoni dhe trumbetoni, pjesmarrjen vullnetare të Dritanit, së bashku me babanë e tij, kolonel Shpetim Golemin, në radhët e U.Ç.K-së?!

Pse nuk peshoni vullnetarozmin, patriotizmin, sakrificat, plumbat që kanë derdhur mbi serbët pushtues e gjakatarë, por peshoni FJALËN mbas 23 viteve?!

A PESHOHET E NDESHKOHET FJALA KUNDER NJË KRIMINELI, GENOCIDI, PERDHUNIMI E SHFAROSJE NË MASË TË SHQIPTARËVE?!

Kjo drejtësi, është HIJA E HAKMARRJES, ndaj këtyre heronjëvem që luftuan me armë në dorë për çlirimin e Kosovës Shqiptare..!

Kjo lloj drejtësie, zyrat i ka në Tiranë, por kokën e ka në Beogradë, mbasi vetëm atyre ju intereson denimi i udheheqësve të U.Ç.K-së, nëpërkëmbja dhe baltosja e idealit e misionit çlirimtarë kësaj ushtrie legjendare dhe paraburgimi i Dritanit..!

Sa mirë e ka thënë V.Hygoi :

“Luftën e bëjnë heronjtë, qeverisin maskarenjtë dhe perfitojnë horrat..” !

I DASHUR DRITAN..!

Ju , vërtet po kaloni nga ditët më të vështira në jetë, në ato qeli burgu në Tiranë, por e dimë se qëndroni e do qendron i paperkulur, ballëllart e krenarë për atë që bëtë me pushkë dhe ato që folët me gojë, mbasi Ju keni vrarë TË LIGËN, ANTIKOMBETAREN..!

Mos u çudisni, si Ju dhe mbarë opinioni, se e tilë u montua nga DORA e HUAJ “demokracia” në Shqiperi.

U neperkëmb e baltos edhe Heroi Kombetar Skenderbeu, u hodh baltë mbi Rilindjen Kombetare dhe Babain e Kombit Shqiptar Ismail Qemalin, u ngritën lart rreth 18 kryevezirë shqiptarë, që drejtuan Perandorinë Turke dhe nuk bënë asgjë për tokën që i lindi, por ndihmuan me reprezalje, vrasje, shtypje të kryengritësve dhe mbajtjen në errësirë e robëri shtetin e fundit që fitoi pavaresinë..!

Në mes të Titanës ju ngrit një permendore një pashai Turk, se gjoja ai kishte krijuar qytetin e Tiranës.! Çudi.!

Këta mostra , fatkeqësisht shqiptarë të ditëve të sotme, që permbysin me qellim historinë dhe kërkojnë të shembin KOLLONAT mbi të cilat mbahet Kombi ynë, me të drejtë I madhi Kadare i ka etiketuar MOHSA..!

Hija e keqe e tradhetisë dhe hakmarrjes, e montuar në trupin e shqiptarit, por e drejtuar nga mëndja dhe zëmra e shteteve e individeve të huaj, anti shqiptarëtë , ka berë gjëmën në gjithë historinë e Shtetit Shqiptar:

= U helmua në Peruxhia të Italisë Babai i Kombit, Ismail Qemali.

– U vra djaloshi , që goditi në zëmër tradhetinë, në mes të Parizit, Avni Rustemi!

-U vranë heronjtë e mëndjes, penës e pushkës së Pavaresisë Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Bajram Curri etj, nda dora e fshehtë e Mbretit Zog.

Si per çudi, sot në qendër të Tiranës, ngrihet monumenti më i madh, mbas atij të Skenderbeut, ai i Mbretit Zog e Gerlantinës..!

Ky monument, ngrihet mbi gjithë bëmat e këqia të tij dhe kryesisht mbi tradhetinë më të madhe ,që mund të bënte një Mbret, ndaj vendit të tij ,më 6 Prill 1939. !

– U vranë e burgosën, në periudhën mbas çlirimit, dhjetra ish partizanë e drejtues të L.AN. NAC. Çlirimtare dhe opoizitarë nacionalist, kundershtarë të komunizmit.

-Mbas 1990, u hoqën zvarrë pesë Heronjtë e Vigut nga qendra e Shkodres dhe i hodhën në fushën e plehrave, u hoqën dhjetra emra heronjsh e deshmorësh nga emertimi i rrugëve të qyteteve dhe u zëvëndesuar me emra tradhetarësh, me emrat e atyre që kishin drejtuar pushken kunder partizanëve gjatë Luftës.!

– U dekoruan me medaljen më të lartë kriminelë të dokumentuar, si Preng Cali, i cili vrau Heroin e Popullit Fejzi Hyseni, bashkë me rreth 43 partizanë të tjerë.

— U akuzua dhe po hidhet baltë mbi Luftën Nac. Çlirimtare, si lufta më e madhe dhe më e lavdishme e popullit tonë dhe ndaj rreth 230 ish kuadrove të kësaj ushtrie, sot heronj e deshmorë.

– Mbas 1990, u neperkëmbën Heroinat e Mirëditës Marta e Prenda Tarazhi, si dhe Mësuesi i Popullit, që perhapi dritën e dijes në ato krahina-errësirë, Dritan Shkaba (Ndrec Due Gjoka) dhe u dekoruan nga Sali Berisha vrasesit e tyre, Markagjonët etj

Si për karshillëk, pinjollët e tradhetisë sot, ngrenë lart e dekorojnë shkaktarët e masakrën e 4 Shkurtit në Tiranë 1944 , si dhe kriminelë të tjerë që kanë bashkëpunuar me fashizmin .

Shembujt janë të pambarim, i dashur Dritan, por du që t’ju kujtoj, se edhe të parët tuaj, Hysen Goxhaj me ata 6 golëmas dhe qindra djem shqiptarë të tjerë, kryesisht nga Laberia, që dhanë jetën për mbrojtjen e Janinës nga Junani Grek më 1913, nuk është kujtuar asnjë qeveri që ti zërë në gojë, pa le t’i nderojë e vlerësojë,

Edhe bashikobuzët tradhetarë, që vranë pabesisht dajon e babait tuaj, deshmorin trim Kamber Dinaj, sot i nderojnë e ngrenë lart..!

-Deri më sot, as është folë fare, pa le të vlerësohet akti patriotik i Babait tuaj dhe i 17 ish oficerëve shqiptarë, ku 4 prej tyre ranë deshmorë në atë luftën për çlirimin e Kosovës.

As për 151 vullnetarë shqiptarë nga Shqiperia, që u rreshtuan e luftuan në radhët e U.Ç.K.-së,, ku 37 ranë deshmorë , jo vetëm që nuk është vlerësuar, por në heshtje është denuar nga klasa politike..!

Kjo është një SHPERFILLJE e madhe ndaj kombetares, ndaj të mirës, ndaj patriotikes:

“Asgjë nuk dhëmb më shumë se SHPERFILLJA”-thekson Kadare.

Njerzit që kafshojnë dorën që u sjell LIRINË, që nëpërkëmbin mëndjen që ju sjell DRITË, zakonisht lëpijnë këpucët e atyre që i godasin, që i shtypin, që i poerdhunojnë e që i mbajnë në errësirë..!-

Të gjithë ATA patriotë e luftetarë të të gjitha kohrave, që kanë dhenë jetën për çështjen Kombetare dhe të gjithë atyre, që burgosen e nëpërkëmben sot, të cilët janë VRARË E BURGOSUR NGA TRADHETIA, le t’i MBULOJMË ME Flamurin Kombetar , ku të gdhënden e shkëlqejnë vargjet monumentale elegjike të F, Nolit, kur u vra Avni Rustemi, të cilat tingellojnë kaq fort edhe sot:

Nëno, moj, mbaj zi për vëllanë,

Me tre plumba n’a e vranë,

N’a e vranë e n’a i thanë

“TRADHETOR”..!

MOS ËSHTË MIRË QË TË HAPIM EPOKËN ,KU SHQIPTARËT TË MERREN VESH, MË SHUMË ME NJERI-TJETRIN SE ME BIJTË E GJARPRIT..!

Zoterinj të Gjykatës Shqiptare, ju bëjmë një thirrje publike:

= MOS N’A E HIDHERONI SHIJEN E ËMBËL TË FITORES SË LIRISË NË KOSOVË, ME HIJEN E FRIKËS E TË HAKMARRJES….!

Kujdes:

Gjëmon mali e lëviz maja,

Në DrenicË, po tundet varri,

Bën të dalë Adem Jashari,

Se, po lëkundet IDEALI.

Ideal i loartë bajrak,

Gatuar e larë me GJAK..!

Abas Goxhaj, 27 Gusht 2023.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments