10.3 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaOpinion“Leksioni” i prof. Visar Ademit, vë në siklet Taravarin!

“Leksioni” i prof. Visar Ademit, vë në siklet Taravarin!

Në një postim të tij në Facebook, profesori universitar Visar Ademi, ka shprehur kritikat e tij ndaj Arben Taravarit, duke theksuar rëndësinë e patriotizmit të vërtetë në menaxhimin e institucioneve lokale. Ademi ka listuar një sërë kritikash që, sipas tij, përcaktojnë një udhëheqje të përgjegjshme dhe të ndershme, duke përfshirë menaxhimin e financave të komunës, ruajtjen e pronës publike, dhe zbatimin e ligjit në lejet e ndërtimit.

Ai ka akuzuar Taravarin për mungesë të transparencës dhe për një qasje jo të drejtë ndaj menaxhimit të komunës, duke sugjeruar se kjo ka çuar në një lloj anarkie institucionale. Ademi ka theksuar nevojën për mbrojtjen e qytetarëve nga problemet e përditshme, siç janë qentë endacak, dhe për mbajtjen e komunës së pastër, jo vetëm gjatë festave, por në mënyrë të vazhdueshme.

Më tej, ai ka bërë thirrje për një qeverisje të ndershme, duke mos lejuar abuzimin e pushtetit për përfitime personale dhe duke realizuar premtimet e dhëna gjatë fushatës. Ademi ka përfunduar me një mesazh për integritetin personal, duke theksuar se “me të vërtetë, më i miri nga ne është ai që është i mirë me familjen (shtëpinë) e vet”.

Statusi i plotë:

Patriotizem me i madh eshte:
– te mos kesh futur ne borxhe komunen qe nuk ka bir nene qe e nxjer me,
– te mos kesh lejuar te uzurpohen teotuaret publike,
– te mos kesh dhene leje ndertimi pa kriter,
– te mos jete anarki nstitucioni te cilin Ju e menaxhoni,
– te mbroni qytetaret nga qente endacak,
– te mbajsh komunen te paster jo te pastrohet vetem per festa,
– te mos lejosh njerezit e tu te shetisin me vulen e inatitucionit ne xhep,
– te mos marish provizion (%) per punet qe behen ne komune nga ofertues privat,
– te kesh realizuar te pakten ndonje nga premtimet qe ke dhene gjate fushates,
– te jesh konsistent me ate qe thua jo, fjalet me veprat te jene ne kundershtim ekstrem nga njera tjetra,
*Me te vertere, me i miri nga ne eshte ai qe eshte i mire me familjen (shtepine) e vet!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments