Gjilani do të jetë një arenë e sportit me përplot ish legjenda të futbollit nga dy klubet eminente Drita dhe klubi me emrin e qytetit Gjilani në nderim të festave të Nëntorit informon Tetovasot
Në këtë përballje mes ish yjeve të futbollit nuk kishte si të mungonte edhe njëri ndër legjendat , top golashënuesi Ylber Aliu.
Ai ka marrë një ftesë për të martën më 26.11.2024 në nderim të festave të Nëntorit të jetë pjesë e një ndeshjeje miqësore ndërmjet veteranëve e legjendave të futbollit të qytetit të Gjilanit që kanë mbrojtur me suksese e krenari fanelat e dy klubeve të qytetit SC GJILANI dhe FC DRITA.
Ylberi ka qenë dhe mbetet njëri nga këta persona shumë të respektuar, andaj të martën jeni të ftuar në këtë ndeshje për të na nderuar me prezencën tuaj nga ora 15:00 te stadiumi sintetik (te varrezat) në Gjilan thuhet në ftesën drejtuar Aliut.
Nga ora 18:00 më pas do vazhdojë gjithçka me darkën e rezervuar ne “VALI RANCH” me muzikë e çaste të këndshme së bashku.
Ju kujtojmë se hapat e Ylber Aliut në futboll tani më i ndjek supertalenti 17 vjeçar Hisar Ali i cili mbron ngjyrat e klubit të futbollit Besa 1976 Dobërdoll e cila garon në ligën e parë të Maqedonisë së