16.7 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeLargohet nga puna mjeku nga Tetova që publikoi shtatëzënat në TikTok

Largohet nga puna mjeku nga Tetova që publikoi shtatëzënat në TikTok

Një ngjarje e rëndë që ka tronditur mbrëmë Tetovën dhe gjithë Maqedoninë ku një i punësuar anesteziolog në spitalin Klinik të Tetovës ka filmuar gra duke lindur, pacientë dhe mjekë duke e nxjerë në rrjetin social Tik-Tok.

Pas kësaj kanë pasuar reagime të shumta, ku ka ardhur edhe deri te largimi nga puna i mjekut që publikoi videon.

”Ndjej keqardhje për rastin e mbrëmshëm në Spitalin e Tetovës, dua të theksoj se në fillim kur mora vesh, e kam denoncuar rastin në polici, pastaj un bashkë me ministrin e Shëndëtsise kemi vendosur që këtij personi ti ndërpritet marrëdhënja e punes, sepse ka shkelur regullat e punës” – tha drejtori Pëllumb Vela.

”Kemi qenë nga mbrëmë në koordinim të vazhdueshëm me drejtorin e spitalit të Tetovës, më vjen shum keq që një i punësuar në spital të veprojë kështu, jam takuar edhe me SPB-Tetove dhe kemi marrë masat e duhura” – deklaroi Ministri i Shendetsise, Fatmir Mexhiti.

Në pyetjen se si ndjeheni kur e keni parë në fotografi me ju personin qe xhiroi videon dhe a eshte pjesë e ASH-së, ai tha:

”Une kete njeri nuk e njoh personalisht, e pash foton ku ishte bashke me ne por besoni sikur te ishte anetar i ASH-se do te reagoja edhe me ashper. Ne jemi te vendosur nuk do te lejojme raste te tilla te perseriten, disa mjeke sipas informacioneve kane kerkuar te bejne nje fotografi dhe personi ne fjale e ka keqperdorur” – tha Fatmir Mexhiti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments