8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLargimi i shqiptarërve nga puna, ASH e Selës reagon ndaj VLEN-it: Mos...

Largimi i shqiptarërve nga puna, ASH e Selës reagon ndaj VLEN-it: Mos bëni autogola, mos u bëni zëdhënës të VMRO-së!

Ka reaguar Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës ndaj deklaratës së sotme që dha Driton Sulejmani nga VLEN, për largimin e shqiptarëve nga puna.

“Ata kanë qenë të punësuar në mënyrë të paligjshme dhe për këtë arsye janë shkëputur kontratat”, kështu tha Sulejmani nga VLEN kur u pyet se pse po largohen shqiptarët nga puna.

Nga ASH thonë se VLEN po i “mbron” shqiptarët duke i larguar nga puna dhe shtoi se, arsyetimet e tyre janë të pabaza dhe kontradiktore.

“Mos u bëni zëdhënës të VMRO-së, mjaft i “mbrojtët” shqiptarët duke i larguar çdo ditë nga puna Sot ishim dëshmitarë të aktit më të ulët të servilizmit nga puthadorët e VMRO-së, të cilët paaftësinë e tyre dhe goditjet që kjo Qeveri ju bën shqiptarëve e mbulojnë me ofendimin dhe nënçimin e shqiptarëve. VMRO as në ëndërr nuk do të gjente kështu zëdhënsish e avokatësh, që shqiptarëve t’ua mbyll gojën me shqiptar. Arsyetimet e sotshme të përfaqësuesit të S’VLEN, lidhur me përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet në përgjithësi dhe ato të shëndetësisë në veçanti, janë të pabaza dhe kontradiktore. Kjo është vetëm pamundësi e tyre për t’i mbrojtë shqiptarët. Çdo përpjekje për justifikim, e thotë më qartë paaftësinë dhe puthadorllëkun e tyre ndaj VMRO-së. Kujtojmë se ministër i shëndetësisë prej 2022 deri më sot është përfaqesuesi i S’VLEN, Bekim Sali, Fatmir Mexhiti, Arben Taravari. Nëse pretendoni pse të tjerët s’ju kanë dhënë vendime të punësuarve shqiptarë në shëndetësi, atëherë tregoni pse ministrat e S’VLEN nuk ju kanë dhënë vendime? Mos bëni autogola? (Prevedete na albanski)”, thotë Aleanca për Shqiptarët-krahu i Selës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments