9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLajm i mirë për mërgimtarët, hapen pika për nxjerrjen e dokumenteve nëpër...

Lajm i mirë për mërgimtarët, hapen pika për nxjerrjen e dokumenteve nëpër shtete evropiane

Me 150.000 euro Qeveria ka zgjidhur problemin e mërgimtarëve, me të cilin krijoheshin turma gjatë verës për lëshimin e pasaportave. Kjo ngaqë 150.000 euro kushtojnë stacionet bazë që Ministria e Brendshme do t’i instalojë në 15 misione diplomatike dhe konsullore. Me këtë pritet të përfundojë golgota e qytetarëve tanë që jetojnë në diasporë, e që prisnin me muaj për të marrë këtë dokument.

Me këtë rast qytetarët do të mund të shkojnë dhe të marrin pasaporta çdo ditë të javës.

 “Kemi gjithsej stacione bazë prej të cilave nëntë janë fikse ndërsa 6 mobile, kjo domethënë se në 15 përfaqësi diplomatike dhe konsullore do të instalohen dhe ato prioritete i ka përcaktuar MPJ në pajtueshmëri  me numrin e personave që jetojnë në këto shtete dhe në përputhje me nevojat apo mundësinë që në ato misione diplomatike dhe konsullore t’i realizojnë të drejtat e tyre”, deklaroi Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Një ekip nga Ministria e Brendshme është në Gjermani për të instaluar stacione bazë në Bon, Berlin dhe Munih – tha ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani, i cili shpreson që deri në fund të tetorit, nëse kushtet epidemiologjike lejojnë, do të instalohen të gjitha. Qytetarët do të fotografohen dhe të dhënat e pasaportës do të mblidhen, dhe më pas do t’i dërgohen Ministrisë së Brendshme për miratim.

 “Në çdo përfaqësi konzulore dhe dimplomatike do të kemi stacione bazë, stacione mobile dhe tani më nuk do të kemi tre ditë në vit për fotografim, por çdo ditë e punës do jetë mundësi që qytetarët të nxjerrin dokumente udhëtimi ashtu siç e bëjnë ne  qytetarët që jemi këtu në Maqedoninë e Veriut. Vetëm të ju informojë se për momentin po instalohen tre stacione bazë në Gjermani edhe atë në Mynhen, Bon dhe Berlin e prej aty ekipi i parë shkon në Bruksel”, shtoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Koha e pritjes për një pasaportë ka qenë 4-5 muaj deri më tani. Osmani dhe Spasovski ranë dakord që të instalojnë stacione bazë në çdo shtet ku ka një numër më të madh të qytetarëve tanë dhe të zgjidhin këtë problem. Regjistrimi i diasporës na ka ndihmuar për të detektuar ku ka më shumë qytetarë nga RMV tha Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments