12.6 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaLajmeKy është afati i fundit për të ndërruar dokumentet personale në Maqedoninë...

Ky është afati i fundit për të ndërruar dokumentet personale në Maqedoninë e Veriut?

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur afat për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përdorimin e dokumenteve personale që mbajnë emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”.

Sipas Marrëveshjes së Prespës, qytetarët kanë afat deri më 12 shkurt 2024 që të zëvendësojnë pasaportat, letërnjoftimet dhe patentë shoferët me emrin e ri të shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Mos ndryshimi i këtyre dokumenteve brenda afatit të caktuar do të rezultojë në pavlefshmërinë e tyre, duke i bërë qytetarët të mos mund t’i përdorin ato për qëllime zyrtare, udhëtime apo në institucione ligjore. MPB ka bërë të qartë se të gjithë dokumentet personale që mbajnë emrin e vjetër do të konsiderohen të pavlefshme pas afatit të përcaktuar, pavarësisht nga data e skadencës së tyre origjinale.

Sipas udhëzimeve të Ministrisë, procesi i zëvendësimit duhet të përfundojë brenda gjashtë muajve, duke filluar nga afati fillestar më 12 shkurt 2023. Pas datës 13 shkurt 2024, personat me pasaportë me shënimin “Republika e Maqedonisë” nuk do të lejohen të kalojnë kufijtë shtetërorë të vendit. Për më tepër, posedimi i patentë shoferit të vjetër pa emrin e përditësuar “Republika e Maqedonisë së Veriut” mund të rezultojë me gjoba nëse ndalohet nga policia gjatë drejtimit të automjetit.

Autoritetet kanë theksuar rëndësinë e respektimit të këtij ndryshimi, pasi ai përputhet me Marrëveshjen e Prespës, e cila zgjidhi mosmarrëveshjen e gjatë të emrit me Greqinë, duke çuar në ndryshimin zyrtar të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Qeveria inkurajon qytetarët që t’u drejtohen zyrave administrative vendore ose autoriteteve përkatëse për të nisur procesin e zëvendësimit dhe për të shmangur çdo shqetësim të shkaktuar nga përdorimi i dokumenteve të vjetruara pas afatit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments