Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 2 korrik 2024, deri te kryetari i Kuvendit ka dërguar Njoftim se i ndërpritet funksioni gjyqtare për shkak të pensionimit Dobrilla Kacarskës, gjyqtare në Gjykatën kushtetuese, me propozim të Këshillit gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve.
“Më 4 korrik, kryetari i Kuvendit, me shkresë numër 08-2/551, për shkak të informimit të deputetëve, së bashku me shkresën e dorëzuar me të, Njoftimin ua ka dorëzuar të gjithë deputetëve. Kuvendi në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet, punon dhe vendos për propozim akte konkrete, propozime për zgjedhje/emërime ose shkarkime nga propozues të autorizuar”, informojnë nga Kuvendi.
Dobrilla Kacarska është zgjedhur për gjyqtare në Gjykatën kushtetuese në vitin 2020, ndërsa deri paradokohe ishte edhe kryetare e Gjykatës kushteteuse.