8.3 C
Tetovo
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeKuvendi i RMV-së miratoi Buxhetin për vitin 2026, peshon rreth 6.7 miliardë...

Kuvendi i RMV-së miratoi Buxhetin për vitin 2026, peshon rreth 6.7 miliardë euro.Për opozitën jozhvillimor, për pushtetin buxhet evropian

Në ditën e dytë të debatit deputetët e miratuan buxhetin për vitin 2026 që peshon 6,7 miliardë euro. Votuan gjithsej 85 deputetë, 71 ishin “për” dhe 14 kundër. Debati kaloi me akuza të ashpra të ndërsjella mes pushtetit dhe opozitës. Për opozitën buxheti nuk është zhvillimor, as social dhe është parazgjedhor dhe nuk ka lidhje me realitetin. Për pushtetin, megjithatë, buxheti është zhvillimor dhe evropian dhe sjell cikël të fortë investues dhe standard më të mirë jetese për qytetarët.“Tani kemi disiplinë fiskale, në vend të financave publike të shpërbëra. Ky buxhet është i konsoliduar, e jo i fryrë. Ky buxhet është evropian, e jo i rrugës. Ky buxhet ka disiplinë financiare. Futim e-faturë, digjitalizim të DAP-it dhe Doganës, taksë minimale globale, reforma sistemore. Të rikujtojmë, LSDM la kaos, obligime të papaguara, vrima buxhetore, borxhe të pa llogaritura dhe efikasitet të reduktuar në populizëm dhe administratë partiake”, tha Jovan Jauleski, deputet i VMRO-DPMNE.

“Jetojmë në dimensione të ndryshme. Kur flisni për këtë ekonominë e tretë – lexoni, Zvicra është e 42-ta, Gjermania e 47-ta – dhe të fillojmë t’i vajtojmë zviceranët dhe gjermanët si jetojnë. Sepse ne këtu, jo t’i sjellim këtu në shtetin tonë, për mëshirë si jetojnë ata, le të vijnë në Maqedoni. Ja kjo është dimensioni i ndryshëm. Unë flas për atë që është numër dhe realitet në buxhet. Ky nivel i investimeve, kjo strukturë, është fyerje për vetë fjalën “kapitale””, shtoi Jovan Mitreski, deputet i LSDM.Në buxhetin për vitin e ardhshëm të ardhurat totale janë projektuar në 6,1 miliardë euro, kurse shpenzimet në 6,7 miliardë euro. Deficiti buxhetor është planifikuar në 638 milionë euro ose 3,5% të BPV-së së planifikuar. Për investime kapitale janë projektuar 658 milionë euro. Pritet rritje e BPV-së prej 3,8%, inflacion prej 2,5%.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments