12.8 C
Tetovo
E premte, 9 Maj, 2025
BallinaLajmeKuvendi i Kosovës me njoftim për dështimin e të 13-ës, tregon edhe...

Kuvendi i Kosovës me njoftim për dështimin e të 13-ës, tregon edhe për seancën e 11 majit

Kuvendi i Kosovës ka bërë një njoftim në faqen e saj për seancën e sotme, e cila ishte e 13-ta me radhë që dështoi në tentativën për funksionalizimin e parlamentit.

“Nën drejtimin e deputetit Avni Dehari, seanca sërish nuk pati kuorum në procedurën e votimit për përbërjen e komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë”.

“Kryesuesi Dehari ftoi subjektet politike parlamentare PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma që të propozojnë nga një anëtar në komision”.

“Në mungesë të propozimeve, kryesuesi Dehari hodhi në votim përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të séance”s.

Më tej, në njoftim paralajmërohet edhe seanca e radhës konstituive që mbahet të dielën më 11 maj.

“Pasi konstatoi se për kanë votuar 56 deputetë, një kundër, ndërsa nuk kishte asnjë abstenim, kryesuesi Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës dhe paralajmëroi vazhdimin e saj të dielën, më 11 maj, në orën 10:00″.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments