-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKushtetuesja: Vendimi i parë i Pendarovskit për gjendjen e jashtëzakonshme, i ligjshëm

Kushtetuesja: Vendimi i parë i Pendarovskit për gjendjen e jashtëzakonshme, i ligjshëm

Vendimi i parë më 18 mars i presidentit Stevo Pendarovski për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nuk do të shqyrtohet nga gjykatësit kushtetues nëse i njëjti është kushtetues dhe ligjor. 30 ditët veç më kanë kaluar, prandaj nuk ka bazë për t’u vlerësuar diçka që nuk ka fuqi juridike. Vlladimir Stojanovski i cili është gjykatës informues për nismën e kësaj lënde kërkoi e njëjta të hidhet poshtë, përcjell Telegrami nga Alsat.

Përse flasim për diçka që nuk ka fuqi juridike dhe ne këtu diskutojmë. Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur më 18 mars tashmë ka përfunduar- deklaroi Vlladimir Stojanovski, gjykatës kushtetues.

Gjykatësit e tjerë u pajtuan se vendimi i parë i presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme është i ligjshëm. Megjithatë, gjykatësi Jovan Josifovski tha se presidenti i shtetit në dokumentin me të cilin ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme nuk është dashur të shënojë se Qeveria mund të marrë dekrete që kanë fuqinë e ligjit. Presidenti nuk ka ingerenca ta autorizojë Qeverinë, pasi shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, sipas nenit 126 të Kushtetutës saktë thekson se Qeveria e ka këtë të drejtë. Pika katër e vendimit për gjendje të jashtëzakonshme e presidentit Stevo Pendarovski nuk është në pajtim me Kushtetutën pasi ai nuk ka autorizime të tilla- pohoi  Jovan Josifovski, gjykatës kushtetues. Gjykatësi Darko Kostadinovski theksoi se qëndrimi i gjykatësve është se Kushtetuesja duhet ta hedhë poshtë nismën për vendimin e parë të Pendarovskit për gjendje të jashtëzakonshme, por vendimi i dytë duhet të shqyrtohet seriozisht. Qëndrimet e gjykatësve rreth vendimit të dytë janë të ndryshëm. Kryetari i gjykatës tha se tashmë është formuar lëndë për 30 ditët e dyta për gjendjen e jashtëzakonshme dhe se edhe ajo do vendoset para gjykatësve. Para gazetarëve tha se detyra e tyre është të kontrollojnë nëse dekretet që i miraton Qeveria janë të ligjshme dhe në pajtim me Kushtetutën. Qeveria deri tani ka miratuar 138 dekrete që kanë fuqinë e ligjit. Një pjesë të dekreteve Kushtetuesja i anuloi, një pjesë tek në vijim duhet të shqyrtohen, ndërsa si dilemë në opinion u ngrit edhe kohëzgjatja e dekreteve dhe nëse ato kanë veprim juridik edhe pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Për këtë do duhet të debatojë Gjykata kushtetuese, ndërsa një pjesë e ekspertëve të së drejtës Kushtetuese që i kontaktoi Alsat, thonë se dekretet kanë vlefshmëri vetëm gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Ndërsa Ministria e drejtësisë tha se dekretet vlejnë edhe pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme por të njëjtat pas një periudhe të caktuar patjetër do duhet të verifikohen edhe nga Kuvendi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments