14.2 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeKushtetuesja shfuqizon udhëzimin e Llogës, certifikatat e lindjes pa grafën etnike

Kushtetuesja shfuqizon udhëzimin e Llogës, certifikatat e lindjes pa grafën etnike

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë udhëzimin e ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga përmes të cilit përkatësia etnike në dokumentet që lëshohen nga Librat Amë të kenë obligative përcaktimin e përkatësisë etnike. Sipas Gjykatës Kushtetuese, udhëzimi bie ndesh me kushtetutën, përkatësisht është publikuar me vonë në Gazetën Zyrtare. Derisa ka dokumente të lëshuara sipas udhëzimit të rrëzuar, sipas gjykatës më të lartë në vend çdo qytetarë ka të drejtë që në bazë vullnetare të kërkon abrogimin e tij 6 muaj pas publikimit të aktit.

“Gjykata shpjegon se bazuar në nenin 81 nga Rregullorja e Gjykatës Kushtetuese e cila i mundëson çdo qytetari që konsideron se i është mohuar ndonjë e drejtë mund të kërkon abrogimin e aktit në afat prej 6 muajsh, nga dita kur është publikuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese.

Akti i Llogës ishte sjell si parandalim i keqpërdorimit të përkatësisë etnike gjatë punësimeve. Me ngritjen e iniciativës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së udhëzimit mbi bazën e mos publikimit brenda afatit ligjor në Gazetën Zyrtare, Lloga shpalosi disa vendime të ngjashme të cilat janë publikua jashtë afatit 7 ditorë në Gazetën Zyrtare. Gjykata kishte ngrirë zbatimin e vendimit pak ditë pas sjelljes së tij, përkatësisht më 28 qershor të këtij viti. Në procedurë përpunimi ka është një iniciativë të dorëzuar nga ana e partisë E Majta për të cilën Gjykata Kushtetuese akoma nuk ka sjell vendim. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments