Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkoi presidentin Ilir Meta. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është publikuar në faqen e saj, ndërsa vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore.
Në këtë mënyrë shfuqizohet vendimi i marrë nga Kuvendi që votoi në datën 9 qershor 2021 për shkarkimin e Presidentit të Republikës për shkelje të rënda të Kushtetutës”.
Sipas Gjykatës Kushtetuese faktet e paraqitura nga Kuvendi nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës. Siç është ndërhyrja në Procesin Zgjedhor e presidentit, por dhe sjellja që ka pasur me partnerët strategjikë nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës. Ilir Meta kështu do të mbyllë mandatin e tij të plotë që përfundon në korrik të këtij viti.TCH