4.9 C
Tetovo
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeKush është Nazim Bushi që do të jetë në krye të Ministrisë...

Kush është Nazim Bushi që do të jetë në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme deri në formimin e qeverisë së re?

Nazim Bushi, nga stafi i BDI-së, i cili është ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme, do të jetë ministër i Punëve të Brendshme deri në formimin e qeverisë së re.Ai zë vendin e IIançe Toshkovsk nga VMRO-DP1v1NE, të cilit i ka përfunduar mandati si ministër aktual i Punëve të Brendshme.Kush është Bushi? Ai ka lindur në dhjetor 1967. Në periudhën nga viti 1982 deri në vitin 1984 shkollimin e mesëm e kreu në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup. Në periudhën 1984-1986 kreu shkollën ushtarake në “Rajlovac” të Sarajevës. Në vitin 1987 u diplomua në Akademinë Ushtarake në Zadër të Kroacisë. Në vitin 2004 ka diplomuar në Fakultetin e Pedagogjisë në Shkup. Nga viti 2009 deri në vitin 2011 ka qenë në studime pasuniversitare në Fakultetin Juridik “Universiteti i Drejtësisë” – Shkup. Ai është Magjistër i Mediave dhe Komunikimit. Babai i tre fëmijëve.

linku i lajmit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments