Qytetarë të shumtë janë mbledhur për të protestuar në sheshet e Prishtinës kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.Qytetarë të shumtë janë mbledhur në kryeqytet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Brohoritjet e qytetarëve “UÇK-UÇK” po vazhdojnë në protestën e cila ka nisur në ora 17:00.
Protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta të ndryshme në përkrahje të pjesëtarëve të UÇK-së.
“Kush prek UÇK-në, prek popullin e Kosovës”, “Heshtja është tradhti. Çohu popull, po na gjykojnë lirinë”, “Unë i jam privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht”, janë disa nga pankartat e qytetarëve në protestë.