Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ambasadorin e Francës, Guerot dhe zëvendësambasadorin e Gjermanisë, Conrad.
Bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në tre komunat në veri të vendit pas ditës së parë të punës së kryetarëve të rinj dhe dhuna e shkaktuar ndaj ushtarëve të KFOR-it, policëve të Kosovës dhe mediave.
Nga Zyra e Kryeministrit, u tha se palët janë pajtuar për rëndësinë jetike të de-eskalimit të situatës.
“Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen. U theksua gjithashtu nevoja për zbatimin e plotë, të shpejtë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe Aneksit të saj”.