3.5 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeKurti sqarohet në aeroport, për ‘thumbat’ që u lëshoi opozitës nga Amerika

Kurti sqarohet në aeroport, për ‘thumbat’ që u lëshoi opozitës nga Amerika

Kryeministri Albin Kurti sapo u kthye në Kosovë është kujdesur që ta sqarojë deklaratën e tij për opozitën që e bëri derisa ishte në Kongresin amerikan. Ai atje tha se është i pikëlluar që s’do të mund të jetë pjesë e seancës së Kuvendit të Kosovës ku u miratua marrëveshja me MCC-në dhe se ka humbur rastin “e rrallë” të përkrahjes nga opozita.


“Nga mungesa e jonë aty jam i sigurt se edhe ata [opozita] do të jenë të pikëlluar”, kishte thënë Kurti.

Por, në konferencën në aeroport, Kurti tha se ishte i sinqertë në deklaratë meqë përnjëmend i ka mbetur merak pjesëmarrja në atë seancëTë enjten më ngeli merak që nuk isha në seancën plenare të Kuvendit të Republikës ku me 89 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim u ratifikua nënshkrimi i marrëveshjes me SHBA-në ku marrim mbi 200 milionë. Ajo çfarë kam dashur të them që përgjithësisht Qeveria dhe opozita nuk ndajnë të njëjtat qëndrime, mirëpo kur vjen në pyetje progresi i Kosovës, ndihma e SHBA-së, ne jemi bashkë. Andaj, me siguri që më mungonte ajo përbashkësi e së enjtes në seancë plenare, por besoj që iu kemi munguar edhe ne seancës, meqenëse e mërkura ishte me të vërtetë datë historike për zhvillimin ekonomik në përgjithësi, jo vetëm për sektorin ekonomik në vendin tonë”.

Kurti tha se është optimist se prapë do të ketë raste të tilla “për të mirën e Kosovës”.

“Uroj që ky merak të mos zgjasë shumë sepse do të kemi raste që edhe në të ardhmen të kemi rastin që të kemi votime të tilla për të mirën e vendit dhe interesin e përgjithshëm për të mirën e Kosovës. Mos harroni që mbështetja edhe financiare e SHBA-së mund të thuhet që e ndjek cilësinë e demokracisë në vendin tonë. Sa më shumë që e luftojmë korrupsionin aq më e madhe do të jetë mbështetja e SHBA-së për vendin tonë”.

Në këtë kontekst, Kurti tha se Kosova duhet të jetë në rregull me demokraci, rend e ligj që të marrë edhe më shumë fonde nga SHBA.

“Askush s’do që të japë para në një vend ku shihet se po vidhet”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments