10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKurti përsëri i shkruan letër Thaçit

Kurti përsëri i shkruan letër Thaçit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka dërguar edhe një letër presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit të sotëm.

“Në lidhje me njoftimin tuaj se jeni duke kryer “konsultime” me liderët e partive të tjera politike, nuk kam as kompetencën, as dëshirën që t’ju udhëzoj se di e organizoni agjendën tuaj ditore. Mirëpo, dëshiroj të potencoj qëndrimin tim se konsultime të tilla nuk kanë bazë në asnjë dispozitë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, i ka shkruar Kurit-Thaçit.

Kurti gjithashtu ka shkruar se dëshiron të ritheksojë gatishmërinë e tij që të rrinë në kontakt lidhur me betejën kundër virusit Covid-19, si dhe me detyrën e presidentit për të shpërndarë Kuvendin e Republikës së Kosovës pas mocionit të mosbesimit.

“Ndërsa, për çdo çështje tjetër jashtë këtyre dy temave, e ripërsëris qëndrimin tim të shprehur në takimin e sotëm, që komunikimi ndërinstitucional mes Zyrës së Presidentit dhe Zyrës së Kryeministrit, të vazhdojë në formën e shkruan”, përfundon Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments