Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takim me ambasadorët e QUINT-it si dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Kurti përmes një postimi në Twitter ka treguar se ndan shqetësimet me ambasadorët për sulmet ndaj KFOR-it në veri të Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ndërkaq këto sulme Kurti i quajti ultranacionaliste.
”Sot pata një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe ambasadorin e Evropës. Unë ndaj shqetësimin për dhunën dhe dënoj sulmet kundër Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve. Mbishkrimet ultra-nacionaliste serbe mbi automjetet e NATO-s janë një kujtesë e errët në Kosovë. Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë”, ka shkruar Kurti.
Disa pjesëtarë të KFOR-it janë lënduar sot gjatë protestave të serbëve lokalë në veri të vendit.