Kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti duke komentuar thirrjet e militantëve të partisë së tij për protesta në kohën e pandemisë, tha se ‘nuk mund t’ua ndalojë qytetarëve lirinë e shprehjes’.
Ai megjithatë tha se duhen respektuar rekomandimet e MSh së dhe IKSHP.
“Nuk mund ti ndaloj dhe nuk dua ti ndaloj qytetarët që të shprehen sepse ne si Qeveri jemi thirrur që ta garantojmë lirinë e shprehjes”, tha Kurti