11.6 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeKurti në takim me Abazoviq, diskutojnë për rrugët Pejë-Rozhajë dhe Deçan-Plavë

Kurti në takim me Abazoviq, diskutojnë për rrugët Pejë-Rozhajë dhe Deçan-Plavë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot në Shkup kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ky takim mes të dy homologëve u zhvillua në margjinat e Forumit Ekonomik në Shkup, njofton Kryeministria, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas komunikatës, në takim u diskutua për projektet infrastrukturore, në veçanti për rrugën Pejë-Rozhajë dhe rrugën Deçan-Plavë, që ka benefite për të dy shtetet..

Komunikata e plotë:

Kryeministri Kurti takoi Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Abazoviq

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua edhe me Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Në këtë takim, që u zhvillua në margjinat e Forumit Ekonomik në Shkup, kryeministri Kurti dhe kryeministri në detyrë Abazoviq, folën për projektet e përbashkëta dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik.

Në veçanti, u diskutua për projektet infrastrukturore me interes për të dy vendet si ajo e rrugës Pejë-Rozhajë dhe rrugës Deçan-Plavë, që afrojnë edhe më shumë qytetarët dhe ekonomitë e Kosovës dhe Malit të Zi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments