15.5 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeKurti jep ide si ta avancojmë flinë (VIDEO)

Kurti jep ide si ta avancojmë flinë (VIDEO)

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në lansimin e publikimit “Shijet e Dukagjinit”, teksa bëri pyetje rreth ushqimit tradicional, flisë.

Kurti pyeti një nga profesorët e pranishëm se si i duket lidhshmëria midis lashtësisë së flisë me idenë e diellit teksa piqet dhe në anën tjetër, një lloj shpjegimi, sipas tij, që është bërë për shqiptarët si popull si më shumë blegtor sesa bujqësor.

“Pra, më shumë me gjedhe, bagëti sesa me punim të tokës dhe një lloj lirie që vjen prej kësaj.  Liria e bariut i cili i ka delet, e ka kavallin, e ka zërin e thekshëm që merret vesh me bariun në anën tjetër të shpatit, teka e ka flinë afër. A ka ndonjë studim për këtë dhe jam i interesuar të lexojë nëse ka”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Kurti dha edhe ide për avancimin e flisë, duke thënë se kjo do të bëhej nëse “e kishim pranuar që atë ta bëjmë një ndryshim të vogël për sa i përket përbërjes së brumit dhe llojit të vajit për shkaqe shëndetësore”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments