4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKurti “godet” Grenell: Drejtpërdrejtë i përfshirë në krizën politike në Kosovë!

Kurti “godet” Grenell: Drejtpërdrejtë i përfshirë në krizën politike në Kosovë!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se i dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, është i përfshirë drejtpërdrejtë në krizën aktuale politike në Kosovë.

Kurse në rast të formimit të qeverisë së re, për të cilin po insiston presidenti Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë tha se popullit nuk mund t’i ndalen protestat, duke parashikuar edhe mundësi për destabilizim.

Në një konferencë online për mediat ndërkombëtare, Kurti i cituar nga REL tha se nisma e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mocion mosbesimi ndaj qeverisë, e votuar në kuvend në 25 mars, ishte e koordinuar me ambasadorin Grenell. Ai tha se qeveria e tij u rrëzua, vetëm pse Grenellit po nxiton “që të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë”.

Madje sipas tij, zyrtari i lartë amerikan nuk po mban as tani një qëndrim neutral kur është në pyetje formimi i qeverisë së re. Kurti tha se Grenell, që nga dita e parë, përmes mesazheve në WhatsApp, ka insistuar në heqjen e taksës, por ai ia kishte bërë të qartë se do ta vendoste reciprocitetin ndaj Serbisë si një premtim zgjedhor.

Ndërkohë, u shpreh se Grenell kishte shtuar trysninë mbi Lidhjen Demokratike të Kosovës, parti kjo partnere e Lëvizjes Vetëvendosje në koalicionin qeverisës, e cila, siç tha Kurti, iu nënshtrua këtyre presioneve, teksa vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë, nga sa theksoi ai ishte një marrëveshje e hershme mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments