4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKurti dhe Vuçiqi javën e ardhëshme në Bruksel: Dalin disa detaje rreth...

Kurti dhe Vuçiqi javën e ardhëshme në Bruksel: Dalin disa detaje rreth kësaj vizite

Kryeministri i Kosovës, Abin Kurti pritet që javën e ardhshme, nga 28 deri më 30 prill të realizojë vizitën e tij të parë në Bruksel, që prej se mori drejtimin e ekzekutivit.

Kështu kanë konfirmuar burimet e Bashkimit Evropian në Bruksel, duke thënë se janë duke bërë përgatitjet finale për agjendën e takimeve që Kurti do të ketë me përfaqësuesit e lartë të bllokut evropian.

Sipas të njëjtave burime, pritet që Kurti të ketë takim me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von Der Leyn, Përfaqësuesin e lartë Josep Borrell si dhe Komisionerin për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Verhelyi.

Dialogu me Serbinë, përballja me pandeminë në Kosovë dhe ndihma që në këtë drejtim ofron BE-ja si dhe procesi i reformave, pritet të jenë tema kryesore të këtyre takimeve.

Të njëjtën javë, por jo edhe në të njëjtën kohë, në Bruksel pritet të qëndrojë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kjo ka bërë që në media të paraqiten edhe spekulime se do të mund të ketë takim Kurti-Vuçiq. Por, në BE thonë se “nuk janë në dijeni për një mundësi të tillë”.

Vuçiq pritet që më 26 dhe 27 prill t’i zhvillojë takimet në Bruksel, ndërkaq, Kurti një ditë më pas.

Që të dy do të ketë takime me zyrtarët më të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Gjithsesi edhe bisedimet me kryeministrin Kurti edhe ato me presidentin Vuçiq, pritet të shfrytëzohen për të përgatitur terrenin për një takim të tyre për të shënuar vazhdimin e dialogut në nivelin e lartë. Takime të tilla nuk ka pasur qysh nga muaj shtator, kur në Bruksel ishin takuar kryeministri i atëhershëm i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas birimeve diplomatike në Bruksel, BE-ja do të dëshironte që takimi i parë Kurti-Vuçiq të realizohet sa më shpejt, por realisht një takim i tillë pritet të ndodhë diku në muajin maj.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka më 2011. Ky proces thuhet se ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve. (Rel)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments