Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit, ku ndër të tjera ka folur për çështjen e të pagjeturve.
Ai është shprehur se adresimi i krimeve të luftës është i domosdoshëm dhe se ugjencë e veçantë është çështja e të pagjeturve.
Kurti gjithashtu ka sqaruar se pse është përdorur fjala “urgjencë” në aneksin e zbatimit tek çështja e personave të pagjetur.
“Për shërimin e shoqërisë adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës është i domosdoshëm, e këtu ugjencë e veçantë është çështja e të pagjeturve”.
“Janë edhe 1 mijë e 617 të pagjetur në Kosovë, nuk janë që të gjithë shqiptarë, por shumica dërrmuese tyre janë shqiptarë, por pa dallim etnie, pa dallim përkatësie kombëtare ne dëshirojmë që të zbardhet fati i tyre dhe të vihet në vend drejtësia, andaj edhe fjalën urgjencë në aneksin e zbatimit e keni pikërisht tek çështja e personave të pagjetur”, është shprehur ai.