1.1 C
Tetovo
E shtunë, 14 Dhjetor, 2024
BallinaKronikëKumtesë nga SPB TETOVË

Kumtesë nga SPB TETOVË

Më 03.06.2024 në orën 03.30 në rrugën ,,Goce Delçev” në
Gostivar, efektivët e policisë nga DPB-Gostivar, kanë arrestuar
personin E.Sh. (36) nga Gostivarit, i cili ishte në kërkim pas një
urdhër-arrest qendror bazuar në urdhër të gjykatës për vuajtjen e
dënimit me burg prej gjashtë vjetësh për veprën e kryer penale
,,grabitje” e dënueshme sipas nenit 237 të Kodit Penal të RMV-së.
Personi është dorëzuar në Institucionin Korrektues Penal-Burgu
Idrizovë për vuajtjen e dënimit.
……
Më 02.06.2024 në orën 21.00 në Departamentin e Policisë-
Jegunovcë, R.R. (30) nga Jegunovca e Tetovës ka raportuar se
në fshat kishte qenë e kafshuar nga një qen endacak.
……
Dje (02-qershor) nga ora 08.00 deri në orën 20.00 në
zonën e SPB-Tetovë, është kryer kontrolli i veprimit për
sanksionimin e shoferëve që drejtojnë automjetet me shpejtësi më
të madhe se sa lejohet, në të cilën janë zbuluar dhe sanksionuar
gjithsej 10 shoferë (GV) që tejkaluan shpejtësinë e përshkruar
jashtë vendbanimit. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 44 lloje të
tjera të shkeljeve (TE-39 dhe GV-5). Ndaj shoferëve shkelës janë
hartuar parashtresa të parashikuara me ligj.
……

Brenda aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga
SPB-Tetovë për siguri më të madhe të rendit dhe trafikut, dje (02-
qershor) në periudhën nga ora 15.00 deri në ora 22.00, është
kryer aksion kontrollues ndaj shkeljeve që kryejnë motoçiklistët.
Në kontroll, janë zbuluar dhe sanksionuar 42 shkelje (TE-23 dhe
GV-19), shumica e të cilave 32 (TE-15 dhe GV-17) ishin për
mospërdorimin e helmetës mbrojtëse të kokës, 8 shoferë (TE-6
dhe GV-2) të cilët drejtonin motoçikleta pa kaluar provimin për
patent shofer dhe 1 (TE) motoçikleta me afat të skaduar të
regjistrimit. Gjatë kontrollit gjithashtu janë konstatuar dhe


sanksionuar edhe 16 (TE-7 dhe GV-9) shkelje të ndryshme të
trafikut.
Ndaj shoferëve janë përgaditur parashtresa të
përshtatshme ligjore.
SPB-Tetovë u bën thirrje shoferëve të motorrëve të
vazhdojnë me kohë polisat e sigurimit ose regjistrimet, të mos
drejtojnë motçikleta pa kaluar provimin e patent shoferit, sepse
çdo aksident trafiku që ndodhi me pjesëmarrjen e një motoçiklete,
pasojat përfundimtare janë serioze dhe kështu do të kontribuojnë
në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë të
trafikut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments