11.9 C
Tetovo
E hënë, 16 Shtator, 2024
BallinaKronikëKumtesë nga SPB TETOVË

Kumtesë nga SPB TETOVË

Më 26.05.2024 në Vendkalimin Kufitar të Jazhincës,
efektivët e policisë kanë arrestuar personin A.A. (26) nga
Jellovjani i Tetovës, i cili kërkoheshte me një urdhër-arrest bazuar
në urdhër gjykate për vuajtjen e dënimit me burg. Gjatë
arrestimittek ai është gjet dhe konfiskuar marihuanë. Në orën
17:15 personi iu dorëzua efektivëve të policisë nga SPB-Tetovë,
pas së cilës u dorrëzuar në Institucionin Korrektues Penal Burgu i
Tetovës për vuajtjen e dënimit.
……
Më 27.05.2024 në orën 00.40 në rrugën ,,Blagoja Toska”
në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar
personin A.D. (20) nga Falishi i Tetovës për arsye se ai kishte
trajtuar në mënyrë agresive efektivët e policisë që po kryenin
detyrën. Personi është mbajt në stacionin policor për procedim të
mëtejshëm dhe kundër tij do të ndiqet parashtresë përkatëse.
……
Më 26.05.2024 në ora 10.50 në SPB-Tetovë, R.L. (53) nga
Pallçisti i Epërm i Tetovës, ka raportuar se djali i saj i mitur është
sulmuar fizikisht nga personi S.S. (73) nga i njëjti fshat. Janë
marrë masa për të pastruar çështjen.
……
Më 26.05.2024 në orën 19.30 në Departamentin e Policisë
Kamnjan, personi B.M. (46) të Negotina e Gostivarit ka raportuar
se rreth orës 15.30 nën fshatin Jellovjan të Tetovës, për shkak të
një keqkuptimi të mëparshëm është sulmuar fizikisht nga F.R.(65)
nga Kamnjani. Janë ndërmarrë masat për të pastruar dhe
dokumentuar rastin dhe do të pasoj parashtresë përkatëse.
……
Më 26.05.2024 rreth orës 12.00 në DPB-Gostivar, një vajzë
26-vjeçare nga Makedonski Brodi ka raportuar se një ditë më parë
rreth orës 22.00 në Tetovë është sulmuar fizikisht nga i dashuri i
saj O.S. nga Gostivari. Janë marrë masa për të pastruar çështjen.
……

Më 27.05.2024 në orën 00.40 në SPB-Tetovë, personi
M.S. (19) nga Tetova, ka raportuar se ditën e mëparshme rreth
orës 22.50 para një ndërtese banimi ku jeton në Tetovë është
sulmuar fizikisht nga E.E. nga Tetova dhe disa persona të tjerë.
Janë marrë masat për pastrimin dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 27.05.2024 në ora 05.00 në Tetovë, efektivët e policisë
nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin D.I. (19) nga një
fshatit i Tetovës, i cili ishte raportuar nga babai i tij 59-vjeçar se
rreth orës 04.30 në oborrin e shtëpisë së tyre familjare e kishte
sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar. Sipas raportit, gjatë
sulmit ai kishte përdorë një mjekt metalik dhe kishte dëmtuar
xhamin e përparmë të veturës së tij. Ai është ndaluar në stacionin
policor dhe pas pastrimit dhe dokumentimit të çështjes do të pasoj
parashtresë përkaëtëse.
……
Më 26.05.2024 në Departamentin e Policisë Mavrovo,
personi A.C.(39) nga Shkupi, ka raportuar se pranë fushës
sportive në Mavrovë të Gostivarit, djali i tij i mitur është kafshua
nga një qen endacak.
…..

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments