11.9 C
Tetovo
E hënë, 16 Shtator, 2024
BallinaLajmeKumtesë nga SPB Tetovë

Kumtesë nga SPB Tetovë

Më datë 16.07.2024 në ora 12.20 në Tetovë, zyrtarë policorë nga
SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.I.(50) nga Tetova i
cili ka qenë i raportuar nfa bashkëshortja e tij 40 vjeçare se e
kishin sulmuar fiyikisht ai dhe vajya e tij nga martesa e parë. Po
punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do
të vijojë parashtrimi përkatës.
……
Më datë 16.07.2024 në ora 19:55 në SPB të Tetovës,
A.Xh.(22) nga Gjerma e Tetovës ka raportuar se pas një
mosmarveshje në vendin e punës në një objekt hotelierik, ka qenë
i sulmuar fizikisht nga kolegu i tij i mitur nga Reçica e Vogël e
Tetovës. Rasti është duke u zbardhur.
……

Më datë 16.07.2024 në ora 18.30 në Tetovë, punonjësit
policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor-
Tetovë, kanë arrestuar personin B.H (40) nga Gajrja e Tetovës.
Rreth orës 15:10 në rrugën ,,Kiro Ristovski Drnc” në Tetovë ai ka
goditur automjetin e parkuar ,,Passat” me targa të Tetovës me
veturën e tij ,,Fiat” me targa të Tetovës, pas së cilës është larguar
nga vendi i ngjarjes dhe pasi është kthyer përsëri në vendin e
ngjarjes ka treguar sjellje agresive ndaj punonjësve të policisë që
kryenin veprime zyrtare. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas
dokumentimit të çështjes në kundër tij do të vijojë parashtresa
përkatëse.

……

Më datë 16.07.2024 në periudhën prej orës 10:00 deri në
ora 13:00, zyrtarët policorë të DPB-Gostivar në bashkëpunim me
Qendrën për Çështje Sociale të Gostivarit kanë vepruar sipas
planit të përgatitur paraprakisht dhe kanë ndërmarrë masa dhe
aktivitete për parandalimin dhe pengimin e dukurive antisociale të
lypjes lëmoshë në zonën që mbuluar nga Policia e Gostivarit.
Gjatë aktiviteteve në rrugë ,,Borçe Jovanovski është ndaluar 35-
vjeçarja Z.U. nga Balindolli i Gostivarit e cila është gjetur duke
lypur lëmoshë, gjithashtu B.T (46) nga Gostivari në rrugën e
,,Ilindenit” dhe D.T. (48) nga Gostivari në rrugën ,,Sedek

Ministria e punëve të brendëshme Rr. Dimçe Mirçev nr.9 Shkup
e Republikës së Maqesonis së Veriut +389 2 3 117 222 /
www.mvr.gov.mk
kostovski” të cilat janë gjetur duke lypur lëmoshë. Për personat
janë përgatitur parashtresat përkatëse dhe janë dorëzuar
zyrtarëve nga Qendra për Çështje Sociale Gostivar për veprime të
mëtutjeshme.

…….

Me datë 16.07.2024 në ora 12:40 në SPB-Tetovë është
raportuar se personi A.S (48) është pranuar me lëndime të rënda
trupore në Qendrën Mjekësore në Gostivar. Sipas njoftimit, rreth
orës 12.00 në shtëpinë e tij në Çajle të Vjetër të Gostivarit, ai
është rrëzuar duke pastruar ballkonin nga kati i parë. Ekipi nga
DPB-Gostivar ka inspektuar vendin e ngjarjes.
……
Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga
SPB-Tetovë për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion,
dje (16-korrik) në periudhën prej orës 08:00 deri në ora 13:00,
është kryer aksion kontrollues ndaj këmbësorëve dhe sjelljes së
tyre në komunikacion. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe
sanksionuar 20 këmbësorë (TE-16 dhe GV-14). Numri më i madh
i këmbësorëve 16 (TE-12 dhe GV-4) kanë kaluar rrugët jashtë
vendkalimeve të shënuara, dhe 4 këmbësorë (TE) nuk kanë
respektuar sinjalistikën e trafikut. Për të gjithë shkelësit janë
shqiptuar gjoba prej 40 dhe 50 euro, si dhe ftesa për të ndjekur të
ashtuquajturat mësime në komunikacion. Në aksion janë
sanksionuar edhe 4 (TE-3 dhe GV-1) kundërvajtje të tjera në
trafik.
SPB-Tetovë përsërit apelin për këmbësorët që të kenë
kujdes kur dhe ku kalojnë rrugët dhe si lëvizin në rrugë që nuk
kanë trotuare të formësuara dhe që shoferët gjithmonë dhe kudo
t’u japin përparësi, gjegjësisht t’i lëshojnë këmbësorët të kalojnë
rrugëm, si rezultat i të cilave të dy palët të kontribuojnë për
sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

……

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments