Mbrëmë (09.07.2024) në orën 00:00 në Tetovë në
udhëkryqin në mes të rrugëve ,,Stipska” dhe ,,Kiro Ristovski Drnc”
efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria
personat M.M. (28) dhe M.S. (30), të dy nga Tetova. Për arsye se,
kur i kishin vu re efektivët e policisë, ata kishin hedhur një qese
me marihuanë. Të dy janë ndaluar në stacionin policor dhe pasi të
dokumentohet çështja kundër tyre do të ndiqet parashtresë
përkatëse.
……
Më datë 08.07.2024 në ora 22:30 në Tetovë në rrugë “Ivo
Ribar-Lola”, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga
liria personin R.B.(47) nga Tetova, për arsye se rreth orës 22:10
në SPB-Tetovë ishte raportuar nga gruaja e tij 40-vjeçare me të
cilën nuk kishte kurrorë se e kishte trajtuar me agresivitet dhe e
kishte kërcënuar.
……
Më datë 08.07.2024 në orën 15.00 në DPB-Gostivar, 25-
vjeçarja nga Gostivari ka raportuar se më datë 05.07.2024, burri i
saj F.N. nga Gradeci i Gostivarit me të cilin nuk kanë patur kurrorë
dhe ishin të ndarë, kishte kërkuar prej saj që ta tërhiqte padinë
gjyqësore lidhur me dhunën në familje dhe e kishte marrë me
forcë me taksi veturë dhe e kishte dërguar në shtëpinë e tij ku e
kishte kërcënuar. Janë marrë masa për të pastruar çështjen.
……
Më datë 08.07.2024 në orën 15.50 të SPB-Tetovë, personi
F.D. (20) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 00.30 në rrugë
“Ilindenska” në Tetovë ishte sulmuar fizikisht nga katër persona,
njëri prej të cilëve ishte nga Treboshi i Tetovës. Janë marrë masa
për të pastruar çështjen.
……
Më datë 08.07.2024 në orën 08.45 në Departamentin e
Policisë-Jegunovcë, S.M.(69) nga Zhilca e Tetovës ka raportuar
se në fshat kishte qenë e kafshuar nga një qen endacak.
……
Më datë 08.07.2024 në orën 10:30 në DPB-Gostivar është
raportuar se personi Sh.K.(54) nga Kalishti i Gostivarit, të cilin
bashkëshortja e tij M.K. (53) e kishte raportuar se ishte larguar
nga shtëpia, është kthyer në shtëpi.
……
Më datë 08.07.2024 në orën 19.25 në DPB-Gostivar është
raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, më
saktësisht në hyrje të një gurore në Gostivar, një motor “suzuki”
me shenja të regjistrimit të Shkupit, të drejtuar nga D.Gj.(21) nga
Shkupi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në aksident,
lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, të konstatuara në
Qendrën Mjekësore në Gostivar. Inspektimi në vendin e ngjarjes
është kryer nga ekipi i DPB-Gostivar.
……
Më datë 08.07.2024 rreth orës 21.15 në rrugën rajonale
Tetovë-Vollkovi, më saktësisht në Bërvenicë të Tetovës, një veturë
,,audi” me shenja të regjistrimit të Tetovës, të drejtuar nga
Xh.J.(73) nga Çellopeku i Tetovës, ka goditur këmbësoren 87-
vjeçare R.A. nga Brvenica. Në aksident, R.A. ka pësuar lëndime
të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.
Inspektimi në vendin e aksidentit e ka kryer ekipi nga SPB-
Tetovë.