24.5 C
Tetovo
E premte, 5 Korrik, 2024
BallinaKronikëKumtesë nga SPB TETOVË

Kumtesë nga SPB TETOVË

Me datë 01.07.2024 në ora 22:55, zyrtarët policorë nga
SPB Tetovë – DPB Gostivar në rrugën ,,Major Çede Filipovski” në
Gostivar kanë privuar nga liria personat J.E.(32) dhe L.E.(37) tek
të cilët është gjetur dhe sekuestruar kokainë dhe para. Ata janë
ndaluar në Komisariat për procedim të mëtejshëm dhe pas
dokumentimit të rastit kundër tyre do të vijojë parashtresa
përkatëse.
……

Me datë 01.07.2024 në ora 11:50 në Çarshinë e Epërme
të Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria
personin M.N.(75) nga Tetova, për arsye se rreth orës 08.30ka
qenë i raportuar nga një grua 48-vjeçare nga Tetova, se që në
dyqanin e tij e kishte ngacmuar seksualisht vajzën e saj të mitur.
Ai është ndaluar në Komisariat për procedim të mëtejshëm dhe
ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
……
Më datë 01.07.2024 në ora 21:50 në SPB-Tetovë,
personat A.Z.(26), O.Z (21) dhe babai i tyre Q.Z (49) nga Miletina
e Tetovës, kanë raportuar se rreth orës 18:20 në rrugën ,,Vidoje
Smilevski Bato” për shkak të një keqkuptimi në komunikacion,
janë sulmuar fizikisht nga A.Gj. nga Çelopeku i Tetovës dhe disa
persona të tjerë. Po merren masa për zbardhjen e rastit, pas së
cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.
…….
Më datë 01.07.2024 në ora 11:30 në SPB-Tetovë, Sh.S.
(67) nga Tetova, ka raportuar se në oborin e shtëpisë së tij
familjare, është vjedhur vetura ,,Reno klio” me targa të Tetovës,
pronë e vajyës së tij, e cila kishte qenë e parkuar me çelësat në
bravë. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen e
automjetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments