16.3 C
Tetovo
E premte, 5 Korrik, 2024
BallinaKronikëKumtesë e SPB Tetovë .

Kumtesë e SPB Tetovë .

Sot (03.07.2024), efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kanë
privuar nga liria personin H.H.(33) nga Poroj i Tetovës. Për arsye
se, nga ora 07.30 deri në orën 08.30, pas një urdhri gjyqësor të
marrë, është kryer bastisje në shtëpinë e tij dhe ambientet
ndihmëse, ku u gjetën dhe u konfiskuan kokainë, marihuanë dhe
hashash. H.H. është mbajtë në stacionin policor dhe kundër tij do
të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 02.07.2024 në ora 15.40 në SPB-Tetovë është
raportuar se në Spitalin Klinik të Tetovës – Qendra Urgjente
është sjelë pa shenja jete personi A.A. (53) nga Xhepçisht i
Tetovës. Sipas raportimit, ai kishte ra dhe ishte lënduar gjatë
kryerjes së detyrave të punës në një kompani në Neproshten të
Tetovës, pas së cilës ai kishte ndëruar jetë. Në vendin e ngjarjes,
inspektimin e ka kryer një ekip i SPB Tetovë. Kurse me urdhër të
Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi.
……
Më datë 02.07.2024 në ora 23:30 në SPB-Tetovë, 36-
vjeçarja nga Tetova ka raportuar se rreth orës 20.30 ishte sulmua
fizikisht nga burri i saj S.S. (36) nga rrethina e Tetovës, me të cilin
jetonin të ndarë. Merren masat për pastrimin dhe dokumentimin e
rastit dhe do të pasoj parashtresë përkatëse.
……
Më datë 02.07.2024 rreth orës 18:40 pjestarë të policisë
nga SPB Tetovë, në Bërvenicë të Tetovës kanë arrestuar personin
M.J. (20) nga Brvenica, i cili në mënyrë agresive kishte trajtuar
efektivët e policisë që kryenin veprime zyrtare. Ai është ndaluar
në stacionin policor dhe pasi të dokumentohet rasti kundër tij, do
të ndiqet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 02.07.2024 në ora 23.30 në DPB-Gostivar, personi
S.I.(38) nga Çegrani i Gostivarit ka raportuar se rreth orës 20.30

Ministria e punëve të brendëshme Rr. Dimçe Mirçev nr.9 Shkup
e Republikës së Maqesonis së Veriut +389 2 3 117 222 /
www.mvr.gov.mk
deri sa ishte në vendin e punës në një objekt hotelierik në fshat,
është sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari i tij E.I. Janë ndërmarrë
masat për të pastruar dhe dokumentuar rastin.
……
Më datë 02.07.2024 në ora 13:40, 54-vjeçarja T.S. nga
Vrapçishti i Gostivarit ka raportuar se rreth orës 10.30 para
shtëpisë së saj në fshat është sulmuar fizikisht nga fqinja e saj
I.S., me të cilën ata kishin një periudhë të gjatë raporte të
prishura. Sipas raportimit, ajo gjatë sulmit kishte përdorë dhe
sende të forta. Janë marrë masat për të pastruar dhe
dokumentuar rastin dhe do të pasoj parashtresë përkatëse.
……
Më 03.07.2024 në orën 01.50 pjestarë të policisë nga SPB
Tetovë kanë ndaluar personat V.L.(20) dhe B.D.(19), të dy nga
Tetova, të cilët më parë ishin raportuar se para një objekti
hotelierie në rrugë ,,Kiro Ristoski-Drnc” në Tetovë, kishin shkelë
rendin dhe qetësinë publike me të bërtitura dhe sjellje agresive.
Ato po mbahen në stacionin policor dhe pasi të dokumentohen
çështja, kundër tyre do të pasoj parashtresë përkatëse.
……

Brenda aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga
SPB-Tetovë për rend më të madh dhe siguri në trafik, dje (02
korrik) në periudhën nga ora 17.00 deri në 23.00, është realizuar
kontroll i veprimeve për shkeljet që kryhen nga shoferët e
motoçikletave. Në kontroll, janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej
33 shkelje (TE-28 dhe GV-05), shumica e të cilave nuk kishin
përdorur një helmetë mbrojtëse në kokë, 23 (TE-18 dhe GV-5),
pastaj 5 (TE) për drejtim pa patentë shofer, 3 (TE) me polisë të
skaduar të sigurimit. Kundër shoferëve janë përgaditur
parashtresat e parapara ligjore, kurse gjatë kontrollit janë zbuluar
dhe sanksionuar edhe 14 lloje tjera të shkeljeve të trafikut (TE-11
dhe GV-3).
SPB-Tetovë apelon shoferët e motorrëve në kohën e
duhur ti vazhdojnë polisat e sigurimit ose regjistrimet, të mos
menaxhojnë motor pa dhënë provimin e patent shoferit apo leje
adekuate, sepse ata në këtë mënyrë do të kontribuojnë për
sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë të
trafikut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments